Flet eksperti: Kosova fitoi edhe një raund, ja pse Vuçiq refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes

Politika

Flet eksperti: Kosova fitoi edhe një raund, ja pse Vuçiq refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes

Nga: P.Rudi Më: 19 mars 2023 Në ora: 20:27
Ohër, 18 mars 2023.

Pas një takimi maratonik mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre të mbështetur nga BE-ja.

Ajo që palët pranuan, është që Marrëveshja dhe zbatimi i saj përmes Aneksit të bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian. Është e qartë se të dyja palët do të kenë përfitim të madh nga kjo marrëveshje, sepse dialogu nuk është vetëm për shkak të Kosovës dhe Serbisë, por ka të bëjë me stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, u shpreh shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

E sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, Kosova e fitoi edhe një raund të bisedimeve.

Image
Drizan Shala

Kosova fitoi edhe një raund të ri të bisedimeve në një afat të pa përcaktuar. Ndërsa në anën tjetër Serbia fitoi vazhdimin e statues qous në raport me Kosovën si dhe mos njohjen e saj nga ana e Beogradit”, thotë Shala për “Bota sot”.

Në aspektin e sigurisë do të shohim se si do të reflektojë në aspektin e menagjimit të stacioneve policore ku udhëheqet me këtë modelin "bashkësi e zgjeruar". Kosova por edhe Serbia do të përballen edhe me një fushë tejet sensitive që ndërlidhet me personat e pagjetur në të dyja vendet e duke parë detajin mund të paraqitet Kosova si palë destruktive meqë s’ka të dhëna për vendet ku do mund të jenë të zhdukur serbët, sepse në Kosovë nuk ka ekzistuar aparatura shtetërore si e Serbisë që ka bërë krime kundër civileve shqiptar”, shpjegon eksperti Shala.

Për fund, Shala ka treguar edhe arsyen pse Vuçiq e refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes.

Sepse përmes nënshkrimit do të ndryshojke statuesi ndërkombëtar në rrugën drejt njohjes së Kosovës dhe me mos nënshkrim ruhet modeli tutje i dy gjermanive. vetëm që në raport me Kosovën ta mbaj brenda kushtetutës së Serbisë”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat