Kritika e fyerje në Kuvendin e Kosovës, analisti “zbulon” qëllimin e opozitës

Politika

Kritika e fyerje në Kuvendin e Kosovës, analisti “zbulon” qëllimin e opozitës

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 24 mars 2023 Në ora: 10:02
Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

Kuvendi i Kosovës të enjten kanë mbajtur seancë ku kanë diskutuar rreth dialogut me Serbinë dhe marrëveshjes së pranuar në Ohër.

Në seancë e cila zgjati rreth 12 orë, pati përplasje, akuza e kundër përgjigje mes opozitës e pozitës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti fjalën e tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës e nisi me dialogun, ku tha se “tuneli i këtij procesi është i gjatë, por po i vie fundi”, e se ia ka vlejtur mundimi, pasi tani është arritur diçka e rëndësishme dhe e pakthyeshme.

Kreu i Qeverisë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se aleatët ndërkombëtare kanë vendosur kornizë me kushte strikte, si për Kosovën, po ashtu edhe për Serbinë, që Ballkani Perëndimet të ketë siguri kolektive dhe paqe të qëndrueshme.

Kurti gjithashtu pranoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ekziston në marrëveshjen e dakorduar më 18 mars.

Kryeministrit tha se aleatët ndërkombëtarë ia kanë bërë të qartë se detyrimet ndërkombëtare që janë arritur në emër të shtetit tonë nuk ndryshojnë, edhe kur qeveritë ndryshojnë.

“Nëse duam të trajtohemi si shtet dhe të njihemi si i tillë nuk mund t’i shmangë detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne i kemi. Ato detyrime nga e kaluara janë edhe të përfshira implicit në procesin e dialogut sepse janë ngritur gjatë bisedimeve dhe çdo gjë ne do ta trajtojmë nga çështja e Kushtetutës sonë. Çdo gjë që ne bëjmë në këtë drejtim është standard tashmë i pranuar nga çdo demokraci evropiane”, tha Kurti.

Por me reagime të ashpra u përball me opozitën, të cilët e akuzuan për degradim të procesit të dialogut.

Reagimet e opozitës, analisti politik Skënder Mulliqi, i quan jo konstruktive.

Sipas Mulliqit, opozitarët në vend që të plasojnë Kritika me vend, janë bërë kritizerë që e forcojnë edhe më shumë pushtetin.

“Kjo opozitë edhe kur është çështja jetike për Kosovën, siç është tema e Asociacionit, po tregohet jo konstruktive në Kuvend dhe në mjetet e informacionit publik. Opozitarët në vend që të plasojnë kritika më vend, këta janë bërë kritizerë, e që në fakt vetëm sa po e forcojnë pushtetin. Pikërisht për temën e Asociacionit të komunave më shumicë serbe, e kanë kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin Kurti së gjoja po donë më i prishë raportet më miqtë tanë në botë dhe Amerikën. I gjithë kreu opozitar edhe kishte bërë vizitë SHBA-së që t’u japin besën atyre se nëse Kurti nuk e implementon Asociacionin jemi ne ata që do të implementojmë, marrëveshjet e Brukselit të firmosura nga Thaçi dhe Mustafa. Dhe, tash po na shesin dushk për gogla duke kritikuar Kurtin se gjoja e ka pranuar Asociacionin e formës ekzekutive në Ohër, që nuk është e saktë”, deklaron Mulliqi.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Kurti ka nënshkruar gjithçka që kishte thënë se s’do e pranonte, në vilën e Titos.

Ai para deputetëve u shpreh se kryeministri i vendit ka tradhtuar edhe votuesit e tij, të cilëve dikur iu thoshte që s’ka Asociacion.

“Kapërcimin më të madh në politikë e ka bërë Kurti, kur ka kalu nga nga “jo negociata vetëvendosje, në po negociata, po vetëvendosje por për serbët”. Ka bërë tradhti ndaj votuesve të vet, se ju ka premtu që s’ka me pas Asociacion, Zajednicë, ka rreziku me i dhënë autonomi politike serbëve të Kosovës”, ka thënë Krasniqi në Kuvend.

Kurse, analisti Mulliqi, thotë se në Ohër është pranuar plani franko-gjerman që ishte pranuar nga opozita më herët.

Sipas tij, nëse ndodh asociacioni atëherë do të jetë konformë ligjeve dhe kushtetutës së vendit, megjithatë faji nuk i bartet kryeministrit.

“ Kurti në Ohër e ka pranuar planin franco-gjerman për të cilin edhe opozita në herët ishte dakorduar se është i mirë, e tash përnjëherë u bë i keq për Kosovën. Plani i BE-së është pranuar nga presioni i madh, i përfaqësuesve special për Kosovën, e jo pse Kurti këtë e ka dëshiruar. Po të ishte plani negativ ashtu siç po pretendon opozita përjashtuar në këtë rast AAK-në, presidenti serb, Aleksandar Vuqiqi do të kishte firmosur me dyja duart, e jo që deklarojë se i është sëmur dora e djathtë qysh kur e ka firmosur Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Serbia nuk e ka pranuar planin e BE-së edhe për faktin madhor, që ka njohur se plani ofron pika ku faktikisht pranohet pavarësia e Kosovës. Nëse ndodhë që të kemi asociacion, e që mendoj se do të jetë konformë ligjeve dhe kushtetutës të vendit, asnjë faj nuk e bartë kryeministri, por e bartin mbi supe ata që vunë nënshkrime në Bruksel”, pohon Mulliqi.

Image
Skënder Mulliqi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar gjithashtu ndaj Kurtit. Ai tha se Marrëveshja e Ohrit është humbje e madhe dhe devijim nga qëllimi primar për njohje reciproke.

Abdixhiku referuar çështjes së Asociacionit, për të cilin Kurti e pranoi se qëndron brenda marrëveshjes, tha se ndjen keqardhje për fatin tragjik politik të Kurtit dhe humbjen që mori Republika e Kosovës.

“Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, ishte ndër kushtet e Kurtit. Nuk kanë kaluar as dy muaj dhe aneks marrëveshja parasheh qartë nisjen e diskutimeve për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë. Po flas për 6 kushtet që u thanë vetëm dy muaj më parë. Për këto qëndrime dhe pozicionin ndryshues të Kurtit ndjej vetëm keqardhje. Çfarë fati tragjik politik. Ndjej keqardhjeje për humbjen e Kosovës së Republikës së Kosovës”, u shpreh Abdixhiku.

Opozita sipas Mulliqit, kërkon ta kthejë pushtetin e humbur me meritë, gjersa shton se ata në planin e jashtëm ishin në fund të pusit.

“Në Ohër është futur termi i zbutur vetëmenxhim më insistimin e palës shqiptare që për mua ka dallim nga termi vetadministrim të pushtetit lokal. Kjo opozitë thënë shkurt të gjitha këto marifete të shfaqura në Kuvend po i bënë për ta kthyer pushtetin e humbur më meritë, se nuk punuan mirë për mirëqenie dhe as për zhvillim. E kur bëhet fjalë për planin e jashtëm politik ishin në fund të pusit. Këtu dua të ndërlidhëm edhe me marrëveshjet e dëmshme të cilat i nënshkruan dhe me pyetjen e juaj, lidhur më statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Edhe kur bëhet fjalë për këtë temë mëkate bartë Grupi i Unitetit në bisedime me palën serbe. Ky grup ndër të tjera ka pranuar eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve serbe, që ishte e pa pranueshme për shqiptarët. Kurti në Ohër nuk ka firmosur veçantë asgjë lidhur më Kishat Ortodokse Serbe, siç po thonë opozitarët. Edhe këtë temë mjaftë të ndjeshme duhet diskutuar se Manastiri i Deçanit dhe Patrikana e Pejës kanë qenë kisha ortodokse shqiptare, që opozita e dinë mirë, se Albin Kurti ishte me LVV në opozitë. Ky si kryeministër po bënë çmos që marrëveshjet e keqja për Kosovën që i kishin firmosur të tjerët t’i riparojë dhe ka për të bërë shumë edhe në këtë drejtim”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat