Vjen reagimi i ashpër ndaj opozitës/ Profesori iu përmend dëmet ndaj Kosovës – ja si u mashtruan nga Vuçiqi!

Politika

Vjen reagimi i ashpër ndaj opozitës/ Profesori iu përmend dëmet ndaj Kosovës – ja si u mashtruan nga Vuçiqi!

Nga: M.Haziri Më: 25 mars 2023 Në ora: 22:41
Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

Në seancën e fundit Kuvendit te Kosoves e cila zgjati rreth 12 orë, pati përplasje, akuza e kundër përgjigje mes opozitës e pozitës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti fjalën e tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës e nisi me dialogun, ku tha se “tuneli i këtij procesi është i gjatë, por po i vie fundi”, e se ia ka vlejtur mundimi, pasi tani është arritur diçka e rëndësishme dhe e pakthyeshme.

Mirëpo pavarësisht kësaj akuzat e vazhdueshme të opozitës kanë vazhduar.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Ai u shpreh se “sulmet” e opozitës janë të pabaza dhe të paduhura ndaj kryeministrit Kurti pasi të njejtit përveç nënshkrimit të Asociacioneve të dëmshme nuk kanë bërë asgjë.

Image
Sulejman Mehazi

Të kota, mashtruese, jo bindëse e joargumentuese janë akuzat e partive opozitare ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me rastin e dakordimit të marrëveshjes së Kosovës me Serbinë në Ohër, të gjorët e opozitës nëse mendojnë të marrin poena politike me sharje, ofendime e nënçmime ndaj kryeministrit Kurtit gabim e kanë, partitë opozitare para se ta akuzojnë Kurtin le ta kritikojnë vetveten të cilët njëzetvjet ishin në pushtet jo që nuk bënë për Kosovën asnjë marrëveshje të mire. Siç thotë edhe kryeministri Kurti, sa që politikisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, luante si maca me miun me Thaçin, Mustafën e Dullën duke i mashtuar me nënshkrime asociacionesh ekzekutive serbe më 2013 , 2015”, shpjegon profesori.

Më tej, ai thekson që veprimet e opozitës në seancën e radhës në Kuvendin e Kosovës më shumë ishin të turpshme sesa qesharake ndaj Kurtit.

Gjithashtu profesori shton që kryeministri Kurti politikisht bindi edhe Eskobarin e SHBA-së dhe Lajçakun e Borellin e BE-së se me çfarë shovinisti bisedon, se i biri politik i Millosheviqit, Vuçiqi, nuk është vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër BE-së e SHBA-së.

PDK-ja e LDK-ja para se ta akuzojnë kryeministrin e Kosovës e qeverinë e tij për marrëveshjen e sukseshme, historike e të papërsëritur ndonjëherë më parë në lidhje me dialogun me Serbinë, le të kthehen pas e të shohin gabimet e tyre të papërmirsueshme të asociacioneve të komunave serbe në formën e Republikës Serbe, në Bosnjë. Veprimet e opozitës në seancën e radhës në Kuvendin e Kosovës më shumë ishin të turpshme sesa qesharake ndaj Kurtit i cili jo që e detyroi presidentin e Serbisë, Vuçiqin, të mos nënshkruante për shkak pakënaqësisë së marrëveshjes evropiane në Ohër, por kryeministri Kurti politikisht bindi edhe Eskobarin e SHBA-së dhe Lajçakun e Borellin e BE-së se me çfarë shovinisti bisedon, se i biri politik i Millosheviqit, Vuçiqi, nuk është vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër BE-së e SHBA-së. Shkurt e qartë partitë opozitare të PDK-së e LDK-së në Kuvendin e Kosovës ishin zëdhënës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat