“Rrenc e manipulues”/ Analisti “godet” Vuçiqin, zbërthen planin e tij që do ta bartë në rajon!

Politika

“Rrenc e manipulues”/ Analisti “godet” Vuçiqin, zbërthen planin e tij që do ta bartë në rajon!

Nga: A.SH Më: 26 mars 2023 Në ora: 09:04
Aleksander Vuçiq

Kosova dhe Serbia janë deklaraur se pranojnë planin evropian prë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Por, Serbia po e bën të kundërtën, sepse presidenti serb ka deklaruar se Serbia do ta pengojë Kosovën në inkuardimin në BE dhe OKB, e po ashtu nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Analisti Skënder Mulliqi ka thënë se historikisht politika serbe është ndrëtuar mbi gënjeshtra e mashtrime, por shpreh çduinë, se si ndërkombëtarët nuk po e kuptojnë ose nuk po duan ta kuptojnë.

“Se politika e Serbisë është e ndërtuar mbi rrena, mashtrime dhe manipulime historikisht tashmë dihet. Këtë gjë sikur nuk po e kupton apo nuk po dëshiron me e kuptuar bashkësia ndërkombëtare! Edhe presidenti, Aleksandar Vuqiqi, brenda një fjalimi ka shumë rrena dhe dredhi politike. Ata që nuk marrin përgjegjësi, nuk e kanë as mendjen e shëndosh. Deklaratat e tij politike nuk i kanë as vlerat elementare, dhe mu për atë është veshtirë të arrihet ndonjë marrëveshje e paqes me Serbinë”, thotë ai.

Sipas tij, të gjitha gjeset dhe deklarimet e Vuçiqi lidhen ne inovazionin rus në Ukrainë, duke shtuar se atë që po ndodh atje Vuçiq po përpiqet ta bartë në rajon, destabilizimin.

“Paraqitjet e tij publike për zhvillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi janë stereotipe, janë fjalime që shihet se kemi të bëjmë një figurë politike, i cili urren me gjithë qenien popullin shqiptarë. Në asnjë takim më palën e Kosovës, ky idiot i Dostojevskit dhe antishiptarë nuk ju lëshojë sytë përfaqësuesve shqiptarë në bisedime. Serbia dhe Vuqiqi e kanë arsyetuar invazionin ushtarak rus në Ukrainë. E kanë arsyetuar një luftë të pakuptimtë dhe shumë të padrejtë ndaj një populli sovran. Qëndrimin politik që po e mban Putin ndaj Ukrainës, po përpiqet edhe Vuqiq të bartë në rajon e Kosovë. Kërcënimet e vazhdueshme me luftë janë fakte të veprimit të tij çmendurak dhe janë fakte të tolerimit edhe të faktorit ndërkombëtar, ndaj një qëndrimi të tillë destabilizues”, shprehet ai.

Në fund, Mulliqi thotë, se Vuçiq edhe pse ka deklaruar se e pranon planin evropian, deklarimet e tij, se do ta pengojë Kosovën në BE dhe OKB, duhet të ndëshkohen në BE dhe Amerika.

Analisti i ashpër thotë se “me një rrenc, manipulues dhe idiot si Vuqiq, vështirë se do të kemi marrëveshje paqeje me Kosovën”.

“Ky i pafytyrë ishte shumë kontradiktor edhe pas takimit të Ohrit. Është e vërtetë se takimi trirateral në Ohër ka sjellë marrëveshje vetëm gojore, pa nënshkrime, që për presidentin serb, kjo nuk vlen. Ai në njërën anë thotë se e pranon planin franko- gjerman, dhe kështu tërthorazi edhe pavarësinë e Kosovës, e në anën tjetër deklaron se nuk do të pranon kurrë shtetësinë e vendit tonë, dhe nuk do të pranon as inkuadrimin e Kosovës në BE dhe OKB. Ai nuk e nënshkrojë aneks marrveshjën për të mos marrë detyrime, e që ky qëndrim dualist mashtrues ish dashur të ndëshkohet më në fund nga BE-ja dhe Amerika, e jo të tejkalohet thua se nuk ka ndodhë asgjë. Me një rrenc, manipulues dhe idiot si Vuqiq, vështirë se do të kemi marrëveshje paqeje me Kosovën. Me logjika të tilla pushtuese ndaj shqiptarëve në rajon, nuk ka mundësi pajtimi edhe për një kohë të gjatë…! Dhe, për çudi Serbisë, sikur po ju funksionin aksioma e ndyrë politike, “Sa më e keqe gjendja në rajon, aq më mirë për serbët”!, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat