“Vuçiqi shprehu revoltën e tij në Ohër”, profesori: Ja çfarë Asociacioni po kërkon BE-ja dhe SHBA-ja që të formohet në Kosovë

Politika

“Vuçiqi shprehu revoltën e tij në Ohër”, profesori: Ja çfarë Asociacioni po kërkon BE-ja dhe SHBA-ja që të formohet në Kosovë

Nga: Nehat Shaqiri Më: 27 mars 2023 Në ora: 07:48
Gabriel Escobar, Albin Kurti dhe Mirosllav Lajçak

Asociacioni në Kosovë nuk do të formohet sipas kërkesës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky asociacion do të formohet sipas propozimit të BE-së.

Kështu është shprehur analisit politik dhe profesori Sulejman Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, mosnënshkrimi i Vuçiqit marrëveshjen në Ohër e shpreh pakënaqësinë dhe revoltën e tij për mospajtimin me 15 modelet e Asociacionit të propozuara nga BE-ja.

“Pas marrëveshjes së Ohrid si kurrë më parë nuk është ditur se si do realizohen e formohen asociacionet e pakicave serbe në Kosovë, dakordimi i palës serbe me planin evropian franko-gjerman i hoqi të gjitha dilemat e "zajednicave" serbe, se  nuk do formohen sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, aleatit të Putinit, por sipas propozimit e zgjedhjes së njërës nga 15 llojet e asociacioneve të propozuara nga BE-ja, pikërisht mos nënshkrimi i Vuçiqit në Ohër shpreh pakënaqesinë e revoltës së mospajtimit të tij me 15 modelet e asociacioneve të pakicave evropiane”, thotë Mehazi.

 Ai shton se kryeministri Kurti po i refuzon Asociacioniet serbo-ruse, por nuk kundërshton Asociacioniet evropiane.

“Refuzimi i "zajednicës serbe" nga kryeministri i Kosovës, Kurti, nuk është kundër kërkesave të BE-së e SHBA-ve që nga 15 modelet e  asociacioneve evropiane të zgjidhet ai më i përshtatshmi për Kosovën, politikisht Kurti kundërshton Asociacionet serbe-ruse të  "mini-republikës serbe" në Kosovë e nuk kundërshton Asociacionet evropiane”, shprehet tutje ai.

Mehazi shton se, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas dakordimit në qytetin e Ohrit është i detyruar të zgjedh njërin nga 15 modelet e Asociacioneve serbe të propozuar nga i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçaku, e kurrsesi llojin e Asociaciacioni të shovenistit serb, Aleksandar Vuçiqit.

“Është shumë e qartë se BE-ja dhe SHBA-të kërkojnë nga Kurti që sa më shpejtë të formojë Asociacionet vetëmenaxhuese apo vetëqeverisese lokale, ekonomike e kulturore serbe nën ombrellën e Kushtetutes së Kosovës e kurrsesi përtej Kushtetutës së saj”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat