Lajm i keq për Vuçiqin - Serbia mori një kundërpërgjigje të fortë nga Kosova!

Politika

Lajm i keq për Vuçiqin - Serbia mori një kundërpërgjigje të fortë nga Kosova!

Nga: M.Haziri Më: 21 maj 2023 Në ora: 22:24
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po vazhdon të jetë e pazgjidhur, kjo sepse Vuçiq nuk pranon të zbatoj marrëveshjet që ka nënshkruar.

E në lidhje me zhvillimet e fundit në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Skënder Mulliqi.

Ai u shpreh se edhe pse po kërkohet më këmbëngulje të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve, Serbia është ajo që nuk po e pranon shtetësinë e Kosovës.

“Në vend që të kemi normalizim të marrëdhënieve duke e pranuar realitetin e ri të krijuar pas luftës, Serbia po dëshiron t’i kthen vitet 1912 dhe 1918”, shtoi tutje analisti.

Evropianët edhe pse më hile dhe Amerika me dialog po kërkojnë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo po bëhet që dy shtetet në dialog të pranohen ndërsjellazi. E nëse është ky qëllim, pse kjo gjë nuk po arrihet ende? Nuk po ka përparime në dialog sepse Serbia po shërbehet më opstrukcione politike. Jo që Vuçiq nuk po e pranon shtetësinë e Kosovës, por ai në vend të kësaj po kërkon territore të reja edhe pse kurr nuk kanë qenë të Serbisë, as që do të jenë. Kosova ishte vend i okupuar gjatë, që lirinë dhe pavarësinë e arriti me luftë në vitin 1999. Në vend që të kemi normalizim të marrëdhënieve duke e pranuar realitetin e ri të krijuar pas luftës, Serbia po dëshiron t’i kthen vitet 1912 dhe 1918”, tha analisti.

Image
Skënder Mulliqi

Më tej, ai thekson që në Serbi në vend të demokracisë, po sundojnë ideologjitë fashiste dhe se një kundërpërgjigjje e duhur për Vuçiqin është “Defender 23”, që u mbajtë gjat ditës së sotme

Kosova po funksionin si shtet dhe si shoqëri multietnike në përbërje më shqiptarë, serbë, turq, goranë dhe të tjerë. Me logjikën pushtuese nuk arrihet paqja dhe as stabiliteti në rajon, dhe nuk arrihet as normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Në Serbi në vend të demokracisë, po sundojnë ideologjitë fashiste. Në kohën kur kemi integrime evropiane , ku po e humbin kuptimin kufijtë shtetëror, Serbia po ushqehet më ultranacionalizma të shekullit 19-të, për ripushtim të Kosovës. Këto ide për botën serbe, nuk do të lejohen të realizohen nga shqiptaret, pastaj edhe nga bota demokratike. Vuçiq le të qanë gurmazin sa të dëshiron nëper foltore dhe mitingun e paralajmëruar antishqiptarë të 26 majit në Boegrad, se këto do të mbesin zëra të qjerrura në ajër. “Defender 23”, është ushtrim ushtarak ku po marrin pjesë 25 vende me gjithsej të 24 mijë ushtarë, që nuk janë ushtrime të rastësishme, ku po marrin pjesë edhe forcat ushtarake të Kosovës”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat