“Serbia nuk do marrëveshje me Kosovën, ajo po përgatitet për luftë”/ Alarmon analisti mbi qëllimet serbe

Politika

“Serbia nuk do marrëveshje me Kosovën, ajo po përgatitet për luftë”/ Alarmon analisti mbi qëllimet serbe

Nga: A.Shaqiri Më: 23 maj 2023 Në ora: 22:13
Një nga fotot e takimit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshje mes Kosovës dhe Serbia nuk po zbatohet nga Serbia. Që nga pajtimi i dy plaëve për marrëveshje, Serbia e ka shkelur atë.

Këtë, ndërkombëtarëve ia kanë bërë të ditur edhe kryemisnitri i Kosovës Albin Kurti.

Nga ana tjetër, bota perëdnimore dhe SHBA, po i bëjnë presion Kosovës qëta themeloi Asociacionin, madje e kanë bërë edhe obligative një gjë të tillë.

Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se çështja e repsketimit të marrëveshjes është nën kompetenca e BE-së dhe SHBA-së, por që edhe Kosova ka mundësi që kërkohet t’i shfrytëzojë në lidhje me këtë.

Çështja e respektimit të planit franko-gjerman apo të BE-ss dhe të SHBA-së, sikundër edhe të aneksit, është nën kompetencat e UE-së dhe të SHBA-ve. Kuptohet se Kosova këtu ka shumë pak ose fare mundësi të ndikojë te pala kriminale serbe për zbatimin e planit. Lidhur me këtë, Kosova i ka disa mundësi, që kërkohet të shfrytëzohen:

1. Informimin e UE-së dhe të SHBA-ve për shkeljen që shteti serb i bënë marrëveshjes me Kosovën.

2. Nxerrjen në dritë të veprimeve shkelëse të plani nga Serbia, përkatësisht nga udhëheqësit e shtetit, si kriminelët Daçiç e Vuçiç.

3. Kushtëzimin e takimeve me palën serbe me zbatimin në përpikëmëri të planit.

4. Tërheqjen nga marrëveshja për shkak të shkeljeve etj”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova po tregon me fakte për shkeljen e marrëveshjes nga ana e Serbisë.

“Duket se Kosova është e orientuar në informim, në kushtëzim të pjesëmarrjes dhe në zbatimin planit, si dhe në paraqitjen e fakeve që tregojnë shkeljet. Kosova nuk do tash për tash të tërhiqet nga marrëveshja. Po vepron në drejtim të kushtëzimit me plan me të gjitha veprimet e bëra. Tërheqja nga kontaktimi është çështje e lehtë. Mirëpo, pasojat janë të rënda. Kjo, për faktin, nëse plani është pozitiv për Republikën, nuk kërkohet tërheqja. Për më tepër, duhet të insistohet në zbatim të planit të UE-së. Madje edhe kushtëzohen veprimet. Këtu është çelësi”, shprehet ai.

Ai në fund thekson se Serbia mendjen dhe pikësynimin e ka vetëm për luftë, sepse ajo nuk do marrëveshje, megjithëse para BE-së, mohon një gjë të tillë.

Së këndejmi, deklaratat e kriminelëve të luftës Vuçiç e Daçiç, për mos zbatimin e planit, sikundër u kërkua nga Daçiç që mos të pranohet Kosova në Këshillin e Evropës, është në kundërshtim me pikën 3 dhe 4 të planit franko-gjerman. Kjo është në kuptimin e raporteve në UE-në dhe me Uashingtonin gjë shumë pozitive për Kosovën, kundruall faktit të mashtrimeve dhe të gënjeshtrave të vazhdueshme të Beogradit për Kosovën. Serbia nuk do marrëveshje me Kosovën. Ajo po përgatitet për luftë. Pikësynimin e ka ripushtimin e Kosovës ose ndarjen e copëtimin e saj. Këtë qëllim kurrë nuk e ka hequr kurrë nga pikësynimi ky shtet gjakatar. Është parë se kurdoherë vetëm forca e ka ndalur shtetin kriminal serb. Diplomaci dhe planet nuk e ndalin Serbinë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat