Zbulohet plani që po përgatit Serbia – ja si po mundohet të destabilizojë Kosovën!

Politika

Zbulohet plani që po përgatit Serbia – ja si po mundohet të destabilizojë Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 24 maj 2023 Në ora: 08:42
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Marrëveshja e nënshkruar në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, ende nuk ka filluar të zbatohet.

Ky moszbatim vjen nga Serbia e cila në vazhdimsi vendos kushte për të vazhduar para.

E në lidhje me zbatimin e marrëveshjes në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur historiani Marko Attila Hoare, që punoi në hartimin e aktakuzës për Millosheviçin.

Ai u shpreh se Serbia është vështirë të zbatohet dhe se Serbia nuk do të jetë e kënaqur me marrëveshjen, por do ta përdorë atë si bazë për përpjekjet e saj, më tej për të destabilizuar Kosovën.

Problemi është se marrëveshja është mjaft e paqartë për sa i përket angazhimit dhe zbatimit, saqë do të jetë e vështirë të matet zbatimi ose të pajtohet se çfarë do të thotë, ndërkohë që Serbia nuk do të jetë e kënaqur me marrëveshjen, por do ta përdorë atë si bazë për përpjekjet e saj, më tej për të destabilizuar Kosovën”, u shpreh ai.

Image
Marko Attila Hoare

Më tej, historiani thekson që marrëveshja ofron bazën për realizimin e Asociacionit të Komunave Serbe, e cila do t'i shërbejë qëllimit të Serbisë për të cenuar sovranitetin e Kosovës.

Në praktikë do t'i ofrojë një bazë Serbisë që të kërkojë masa të mëtejshme në kurriz të Kosovës, masa që BE-ja dhe SHBA-ja do t'i mbështesin, ndërsa në praktikë Serbia nuk do t'i respektojë ato aspekte të marrëveshjes që nuk dëshiron. Për shembull, Serbia votoi muajin e kaluar kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe përfaqësuesit e BE-së hezituan ta dënojnë atë për këtë shkelje të marrëveshjes. Ndërkohë, marrëveshja ofron bazën për realizimin e Asociacionit të Komunave Serbe, e cila do t'i shërbejë qëllimit të Serbisë për të cenuar sovranitetin e Kosovës pasi Republika Srpska minon sovranitetin e Bosnjës”, përfundoi Marko Attila Hoare për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat