Eksperti amerikan e mbështet Kurtin pas deklaratës së Escobarit: Ka të drejtë kur dyshon te Vuçiqi – Borell duhet ta sjellë këtë dokument!

Politika

Eksperti amerikan e mbështet Kurtin pas deklaratës së Escobarit: Ka të drejtë kur dyshon te Vuçiqi – Borell duhet ta sjellë këtë dokument!

Nga: A.Morina Më: 24 maj 2023 Në ora: 10:03
Alon Ben Meir dhe Albin Kurti

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerësoi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një “arritje e madhe” dhe se ajo paraqet një “hap historik përpara” në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në një intervistë, Escobar tha se “nuk sheh arsye” pse marrëveshja për çështjet e mbetura të mos mund të arrihet deri në fund të verës.

Siç tha ai, në Serbi ka disa elemente që duhet të plotësohen sa i përket njohjes së targave të veturave, letërnjoftimeve dhe disa gjërave të tjera.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që këto procese të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Edhe nga Kosova pritet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Më falni, kjo nuk është pritje. Është obligim”, tha Escobar.

Nuk shoh asnjë arsye pse të mos mund të përfundojë deri në fund të verës”, tha Escobar.

Për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti amerikan, Alon Ben Meir.

Ai përmendi ccështjen e Asociacionit, ku e kuptoi shqetësimin e Kurtit për krijimin e një Republika Srpska, pasi Vuçiq nuk do pranojë që ai të themelohet në përputhjen Kushtetutën e Kosovës.

Mundësia që Kosova të zbatonte një Asociacion autonom të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin u ra dakord në mars në Ohër, Maqedonia e Veriut siç është sot është në rastin më të mirë të pakët. Siç paralajmëroi këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet: “Ne nuk po shohim përpjekje të mëdha për zbatimin e kësaj marrëveshjeje nga asnjëra palë”.

Kryeministri i Kosovës Kurti është jashtëzakonisht i shqetësuar, dhe për arsye të mirë, për krijimin e një Republika Srpska tjetër, (duke iu referuar entitetit të drejtuar nga serbët në Bosnje dhe Hercegovinë), e cila i kushton pak vëmendje qeverisë së nivelit shtetëror të Bosnjës. Për më tepër, duke ditur se si funksionon presidenti i Serbisë Vuçiq dhe shqetësimet për kredibilitetin e tij, nuk ka arsye të besohet se ai do të lejojë që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi ai.

Ben-Meir shpreson që Borell do e sjellë një document, të cilin do e nënshkruajnë Kurti dhe Vuçiq.

“Për të zgjidhur ngërçin, unë besoj se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell duhet të prodhojë një dokument formal për të cilin bien dakord si Serbia ashtu edhe Kosova. Dokumenti duhet të përcaktojë saktësisht kornizën e Asociacioneve dhe të nënshkruhet nga kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq. Kjo do të jetë mënyra e vetme dhe më e sigurt për zbatimin e plotë të Asociacionit”, theksoi eksperti amerikan.

Ndër të tjera, shtoi se Kurti nuk duhet ta marrë parasysh kërkesën e Escobarit nëse Asociacioni nuk bëhet sipas Kushtetutës, pasi ka të drejtë kur dyshon te presidenti serb.

“Siç e thashë edhe më lart, nuk besoj se Kurti duhet ta marrë parasysh kërkesën e Gabriel Escobar-it nëse nuk i garantohet se Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Unë besoj se SHBA-ja duhet të marrë çdo masë ndëshkuese ndaj Kosovës, qoftë ajo e ngrirjes së ndihmës financiare apo ushtrimit të presionit politik. Kurti ka të drejtë që dyshon për Vuçiqin dhe si SHBA ashtu edhe BE-ja duhet ta marrin parasysh plotësisht këtë”, përfundoi Alon Ben-Meir për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat