Dita e Presidentit/ Tahiraj: Rugova bashkoi shqiptarët përballë shtetit kriminal serb – Vetëm kjo organizatë e vogël i doli kundër!

Politika

Dita e Presidentit/ Tahiraj: Rugova bashkoi shqiptarët përballë shtetit kriminal serb – Vetëm kjo organizatë e vogël i doli kundër!

Nga: A.Shaqiri Më: 24 maj 2023 Në ora: 20:32
Dr.Ibrahim Rugova

Data 24 maj në Kosovë do të shënohet si Dita e Presidentit.

Kjo ka të bëjë me vet faktin se më 24 maj të vitit 1992, u organizuan zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale.

Atë botë, me një vullnet të madh, shqiptarët do të dilnin për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

Dhe kjo u bë pikërisht me votë të lirë dhe demokratike, duke zgjedhur që ta bënin Ibrahim Rugovën president të parë të Kosovës.

Kosova, pas presidentit Ibrahim Rugova, ka vijuar me zgjedhjen e presindetëve tjerë, derë më sot, ku aktualisht presidente e Kosovës është Vjosa Osmani.

Saim Tahiraj në një bashkëbisedim për “Bota Sot” ka kujtuar dhe ka ngritur lart figurën e ish-presindetit historik Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se Rugova do të kujtohet si njeri i urtë i cili kishte ditur të balanconte dhe të bashkëpunonte me të gjitha forcat politike shqiptare, në trojet shqiptare në ish Jugosllavi pavarësisht orientimeve ideologjike.

Sot me 24.05.2023, është Dita e Presidentit e cila mund të kujtohet për shumë gjëra fundamentale mbi të cilat u formua dhe ndërtua shteti i Kosovës. Sot kujtojmë me shumë mall dhe respekt njeriun që filloi dhe e përfundoi formimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, kujtojmë Presidentin e parë dhe Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova do të kujtohet për shumë gjëra dhe me çdo gjë që lidhet me shtetformimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Do e kujtojmë si Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, me votën absolute të shqiptarëve dhe të tjerëve. Do e kujtojmë si themeluesi dhe ndërtuesi i institucioneve me votën demokratike, institucione që punuan dhe vepruan paralele me ato të okupatorit serb.

Njihet botërisht filozofia e tij politike, rezistenca aktive paqësore e cila në prapavijë ishte e koordinuar me Rrezistencën e armatosur. Do kujtohet si njeriu i urtë, President i të gjithëve i cili diti në mënyrën më unikate t’i balancojë dhe të bashkpunojë me të gjitha forcat politike shqiptare, në trojet shqiptare në ish Jugosllavi, pavarësisht orientimeve ideologjike”, thotë ai.

Image
Saim Tahiraj

Tutje, Tahiraj thotë se shqiptarët vetëm atë kohë ishin të bashkuar përballë shtetit kriminal serb, duke shtuar se vetëm një organizatë e vogël LPK nuk u pajtua kurrë me shumicën dërrmues të popullit shqiptar.

Rugova do të mbahet mend edhe për një gjë shumë të rëndësishme që është, amortizimi i luftës vëllavrasëse, të nxitur nga shtabi i LPK-së.

Për herë të parë në histori, shqiptarët ishin të bashkuar dhe unikë përball shtetit kriminal serb. Dallim bënte vetëm një organizatë e vogël politike e quajtur LPK, me ideologji komuniste që vepronte kryesisht në perëndim, e cila kurrë nuk u pajtua me 99% të popullit të Kosovës që ishin rreshtuar pas presidentit Rugova.

Do kujtohet si politikan i veçantë dhe i pazëvendësueshëm, si diplomat i përkryer i cili arriti të krijonte miq, madje edhe me disa shtete dhe personalitete botërore që ishin kundër pavarsisë së Kosovës, duke i kthyer në favor të saj. Fjala e tij e përsëritur në vazhdimësi "Në miqësi të përhershme me SHBA". Postulatet e tij të njohura:" LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI" i cili na priu në vazhdimësi. "Ndërhyrje ndërkombëtare, fillimisht, një Prektektorat ndërkombëtar pastaj Pavarësia e Kosovës si kompromis i dhimbshëm për shqiptarët në Ballkan" Falë kësaj rruge të drejtë dhe rrugëtim i drejtuar me shumë menquri dhe urtësi, u fituan shumë miq në botë e në veçanti miqësia e shenjtë me SHBA, e cila solli bombardimet e NATO-s dhe lirinë e Kosovës.

Natyrisht falë edhe qëndresës heroike të popullit të Kosovës dhe luftëtarëve të lirisë të cilët bashkëpunuan ngushtë me aleatët tanë. Presidenti Rugova do njihet edhe për një gjë shumë të rëndësishme, amortizimin e luftës vëllavrasëse të nxitur nga shtabi i LPK-së dhe i përkrahur nga pushteti i kohës në Tiranë. Falë Presidentit Rugova nuk pati reagim të njëjtë nga ata që ishin rreshtuar dhe respektimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilët u vranë, u keqtrajtuan, u masakruan dhe iu zhduken gjurmët, vetëm pse ishin të tillë”, shprehet ai.

Derisa për simbolet, flamurin e himinin e Rugovës, Tahiraj thotë se ato iu penguan, siç i quan ai, pjellës së kuqe sllave, që nuk e duroi atë që është tipike shqiptare, por e donte atë ideologjike të vëllezërve ideologjik sllavë.

“Autoriteti i Presidentit Rugova arriti që edhe armiqtë t'i bën miq, edhe ata që dje e quanin tradhtar dhe e dënonin me vdekje, sot përkulen para varrit të tij. Presidenti Rugova si një vizionar i madh që ishte krijoj edhe simbolet tona shtetërore, Flamurin dhe Himnin Dardan, të bazuar në historinë tonë të lashtë Dardane, por ideologjia komuniste, pjellë sllave, nuk mund ta duronte këtë dhe në mënyrën më barbare, më kriminale e dogjën në sheshet e qytetëve të Kosovës.

Merreni me mend, flamuri serb që është simbol i gjenocidit barbar serb ndaj shqiptarëve, valëvitej gjithandej nëpër qytete të Kosovës dhe nuk i pengone këta "Patriotë", por u pengonte Flamuri Dardan, vet historia jonë e lashtë Dardane. Kjo është pjella e kuqe sllave që nuk e duron atë që është tipike shqiptare, por e do atë ideologjike të vëllezërve ideologjik sllavë. Sot është e vështirë të kthehen në vendin e tyre të merituar këto simbole shtetërore, sepse rregullimi kushtetues e pamundëson këtë. Pakica serbe së bashku me vëllezërit e tyre ideologjikë do e kundërshtojnë me votim në Parlamentin e Kosovës. Flamuri dhe himni Dardan janë të rrënjosur thellë në shpirtin dhe zemrat e çdo shqiptari, ato barten dhe këndohen në çdo shtëpi, në çdo ceremoni familjare, në shumë manifestime dhe tubime përkujtimore, me përjashtim të atyre që kanë ende ideologjinë e kuqe sllave. Urojmë që në një të ardhme të afërt të valëvitet flamuri Dardan në të gjitha institucionet shtetërore, të këndohet himni Dardan në të gjitha ceremonitë shtetërore”, përfundon Saim Tahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat