Eksperti amerikan përkrah propozimin e Kurtit për Asociacionin: Do të doja t’i dëgoja këto fjalë nga Vuçiqi!

Politika

Eksperti amerikan përkrah propozimin e Kurtit për Asociacionin: Do të doja t’i dëgoja këto fjalë nga Vuçiqi!

Nga: A.Zh Më: 26 maj 2023 Në ora: 09:51
Daniel Serwer dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të propozuar nga pala serbe.

Kurti ka propozuar një draft vizion të bazuar në modelin e Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht në modelin e Këshillit Kombëtar të Serbëve në Kroaci.

Sipas tij, modeli kroat është i përshtatshëm dhe mund të zbatohet, pasi përjashton organizimin territorial të minoritetit serb në bazë të pushtetit shtetëror.

E eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka përkrahur propozimin e kryeministrit Kurti, duke e quajtur “të zgjuar”.

Për gazetën “Bota sot”, profesori për Ballkanin, ka thënë se qasja pa territore është e vyrtytshme.

“Do të më duhet ta studioj këtë më shumë, por në pamje të parë më duket si një propozim i zgjuar, jo vetëm sepse është një precedent që serbët në Kroaci e kanë pranuar dhe përdorur. Qasja joterritoriale ka virtyte”, ka deklaruar Serwer për gazetën.

Por, ai pyet nëse “Beogradi do të abuzojë me ndonjë institucion të tillë për të përjetësuar kontrollin e tij mbi serbët e Kosovës, veçanërisht ata në veri të Ibrit”.

Ai ka kërkuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që t’iu thotë serbëve se Prishtina është kryeqyteti i tyre dhe se do t’iu japë fund shërbimeve sekrete dhe krimit të organizuar në veri të Kosovës.

Serëer madje ka propozuar edhe reciprocitet për shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Unë do të doja të dëgjoja nga presidenti Vuçiq se ai pret që serbët e Kosovës ta shohin Prishtinën si kryeqytetin e tyre, se ai do t'i japë fund mbështetjes së shërbimeve sekrete për serbët brenda Kosovës, do të bashkëpunojë me përpjekjet e qeverisë së Kosovës për të goditur krimin e organizuar atje dhe do të mirëpresë kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e tyre në veri të Ibrit. Do të doja të shihja edhe reciprocitet për shqiptarët brenda Serbisë”, ka theksuar Daniel Serwer për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat