“Po i fryn zjarrit të luftës”, analisti zbulon qëllimin e Vuçiqit me “tubimin më të madh në historinë serbe”

Politika

“Po i fryn zjarrit të luftës”, analisti zbulon qëllimin e Vuçiqit me “tubimin më të madh në historinë serbe”

Nga: A.Zh Më: 26 maj 2023 Në ora: 12:14
Aleksandar Vuçiq

Njohësi i çështjeve politike Skënder Mulliqi, ka komentuar lidhur me thirrjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, drejtuar serbëve në veri të Kosovës, për të marrë pjesë në një tubim në Beograd.

Dhjetëra autobusë u nisën mbrëmë pas mesnate nga stacioni i autobusëve në Mitrovicën e Veriut, për në Beograd. Punonjësit e institucioneve publike, të financuar nga Republika e Serbisë, janë ftuar në protestën e organizuar nga Vuçiq, të cilën ky i fundit e ka paralajmëruar si më të madhen në historinë serbe, e në të cilën do të flasë edhe vetë.

E sipas analistit Molliqaj, presidenti serb Vuçiq, po sillet si Vladimir Putin. Analisti ka thënë se Vuçiq e dëshiron veriun e Kosovës, për shkak të resurseve nëntokësore, duke shtuar se presidenti serb po i fryn zjarrit të luftës.

“Njëjtë si Putini po sillet edhe Vuçiqi në Serbi. Po e dëshiron veriun e Kosovës, për shkak të resurseve të begatshme nëntokësore, të cilën gjë nuk do të lejojnë kurrë shqiptarët. Në vend që të angazhohet për paqe në rajon, Vuçiqi po i fryen zjarrit të luftës. Po harron Vuçiq se Kosova nuk është Ukrainë. Po harron Vuçiq se Serbia është shumë e vogël për ta pushtuar Kosovën, apo veriun e saj. Këtu janë së pari shqiptarët dhe janë të stacionuara edhe forcat e NATO-së. Thirrjet e çdoditshme të Vuçiqit, drejtuar popullit serb për t'u mobilizuar për luftë, nuk do t’i bëjnë punë”, është shprehur Molliqaj për gazetën “Bota sot”.

Ai ka analizuar më tej se pse popujt primitivë bëjnë luftëra.

“Popujt primitivë nuk mund të jetojnë pa luftë! Këta popuj janë agresivë, për të grabitur resurset e shteteve fqinje, por edhe të tjerëve.

Bëhen luftëra edhe për shkaqe të tjera. Për njerëzit, të cilët kuptojnë dhe për njerëzit e kohës moderne, sigurisht se kjo është e pamençur dhe anakronike. A është vërtetë kështu?”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa, duke komentuar luftën në Ukrainë, analisti ka theksuar se presidenti rus Vladimir Putin, po vret njerëz atje, vetëm për të plotësuar egot e tij të sëmura.

“Agresioni rus në Ukrainë gjoja po bëhet për të ruajtur nderin dhe dinjitetin e popullit rus. Kjo është logjikë raciste e Putinit për të arsyetuar invazionin ushtarak ndaj një shteti sovran siç është Ukraina. Gjithmonë Rusia ka bërë luftëra të pandershme dhe pushtuese. Putin po vret njerëz për të plotësuar egot e tij të sëmuara. Kur jemi këtu nuk është pa faj as shumica e popullit rus, i cili ende nuk po organizon përmbysjen e pushtetit të Putinit. Shteti nuk është ndjesi emocionesh”, ka shtuar Skënder Molliqaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat