Trondit Naim Miftari: A u vra Ilir Konushevci për të përfituar miliona marka nga shitblerja e armëve të UÇK-së?

Politika

Trondit Naim Miftari: A u vra Ilir Konushevci për të përfituar miliona marka nga shitblerja e armëve të UÇK-së?

Nga: N. Sh. Më: 26 maj 2023 Në ora: 12:57
Ilir Konushevci dhe Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari flet për veteranët e rrejshëm të pasluftës dhe shitjen e armëve në kohën e luftës që ishin dedikuër për UÇK-në.

Ai flet edhe për vrasjen e Ilir Konushevcit dhe kontrabandimin e armëve.

Miftari thotë se duhet të hapet tema se si janë marrë apo plaçkitë armët e ushtarëve të UÇK-së në Shalë, Llap e Anamoravë.

Ai thotë se ushtarët janë rrezikuar të vriteshin e të binin në mina e prita serbe që armët t’i sillnin nga Shqipëra në Kosovë.

“Ata në shpinë ishin të ngarkuar me armatim, që shumicën e blenin vet dhe e sjellnin në Kosovë, pastaj në Shabet e Jabllanicës dhe në Drenvc e Likoc, ua merrnin që të gjithë armatimin”, thotë Miftari.

“Ata ishin aresyetuar se ato armë të ndaluara ua sjellin më vonë me traktora e kamioneta dhe pastaj po ato armë të vjedhura që plaçkiteshin nga ushtarët e UÇK-së, shumica shitëshin në të zezën, në popull deri në 2000 marka ka shkuar një AKA/ 47 ose deri 1500 marka një pushkë GJA 10-20”, thotë ai.

Miftari pyet se a ishte tradhti dhe si përfunduan mitrolezat kundërajorë dhe 12 gulionava 12.7 mm të UÇK-së, pa e shkrep asnjë plumb në duart e forcave serbe të lanë nga komandantët dhe gjeneralët “me mustaqe” në ish-stacionin e policisë në Malishevë?

“Ku përfunduan snajperët e sjellur nga Amerika, Baretat 12.5 mm në Tiranë, ku u shitën pas luftës”.

“Si i vidhnin këta të logjistikës për kinse armatime, kur një pushkë u blente 800 marka dhe e arsyetojshin deri në 5000 marka”, pyet tutje Miftari.

“Dhe, a ishte vra Ilir Konushevci vetëm për ta marr pastaj dikush kontrollin e logjistikës të armëve që pastaj të përfitojnë vet miliona e miliona marka përmes blerjes dhe shitblerjës së armëve të UÇK-së”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat