Eskalimi në Veri/ “Skenar i Vuçiqit, ja kurthi në të cilin ra”

Politika

Eskalimi në Veri/ “Skenar i Vuçiqit, ja kurthi në të cilin ra”

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 26 maj 2023 Në ora: 15:19
Vetura e djegur

Ka eskaluar situata në Veri të Kosovës, ku serbët dhe strukturat ilegale kanë shtënë në drejtim të Policisë së Kosovës dhe kanë djegur disa vetura.

Krejt kjo ka ardhur pasi sot gjatë ditës janë mbledhur protestues pranë objekteve komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, në mënyrë që t’i pengojnë kryetarët e rinj të hyjnë në ndërtesat e komunave.

E lidhur me zhvillimet ne veri, deri më tani me deklaratë ka dalë Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

E sipas analisti politik, Faton Mehmeti, prapa tensionimit të situatës në veri qëndron presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Situata në veri është shfryrje mllefi i Vuçiqit me mos kontrollimin e veriut nga sot e tutje. Vuçiqi ra në kurthin qe e ngriti vet, mendoi se me mos pjesëmarrjen në zgjedhje të serbëve, zgjedhjet do të dështojnë duke u favorizuar ata për ndikimin e tyre, u doli ndryshe. Kritikat ndaj tij nga vetë serbët kanë nisur të shfaqën, për të mbuluar dështimin e tij po e tensionon situatën më veri”, shprehet Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Por e ka kot, realiteti në veri është i pandryshuar dhe pavarësisht se çfarë bën Vuçiqi. Vështirë të përsëritet viti 2004, shqiptarët nuk binë në aso provokime ndonëse ky është skenari i Vuçiqit”, përfundon për “Bota sot, analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat