Flet Tomë Gashi, ‘zbulon’ se kush qëndron prapa eskalimeve të sotme në veri!

Politika

Flet Tomë Gashi, ‘zbulon’ se kush qëndron prapa eskalimeve të sotme në veri!

Nga: M.Haziri Më: 26 maj 2023 Në ora: 22:13
Tomë Gashi dhe Lista Serbe, foto ilustrim nga “Bota sot”

Gjatë ditës së sotme grupe qytetarësh serb u përplasën të premten me policinë e Kosovës e cila tha se po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre.

Policia hodhi gaz lotsjellës në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë turmën e cila hodhi shashka dhe gurë mbi pjesëtarët e policisë, ndërsa i vuri flakën të paktën një makine të policisë.

Në lidhje me këtë situatë për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se Vuçiq po vazhdon të përdor metodën e Millosheviqit dhe se ne si shtet duhet të merremi edhe më seriozisht me këto struktura kriminale të Serbisë.

Vuçiq si pasues i Milosheviqit e përdor taktiken e tij, sa më keq të bëhet aq më mirë për të. Qëllimi i tij i vetëm është mbajtja sa më e gjatë e pushtetit në Serbinë e tij. Vuçiq tani më nuk ka si të përdorë ndonjë formulë tjetër për të mbajtur pushtetin sepse me Kroacinë nuk ia del pasi që atje për shkak të sjelljeve okupuese të Serbisë, Kroacia në dy aksione mirë të organizuara i dëbuan të gjitha forcat okupuese serbe dhe me këtë Kroacia e riktheu me forcë sovranitetin e plotë shtetërorë.

Ndoshta kështu duhet të veprojmë edhe ne, ndoshta ka ardhë koha që seriozisht të merremi me struktuara kriminale të Serbisë që lirshëm kanë vepruar që nga 12 qeshori 1999”, u shpreh avokati.

Gashi ndër të tjera u shpreh se e gjith ky eskalim i situatës është skenar i Vuçiqit por që do të dështoj.

“Skenari i Vuçiqit do të dështoj dhe formula e vetme është që sa më shumë forcohemi ne si shtet aq më pak do t’i lejojmë që Vuçiq të realizoj skenare të tij destabilizuese për ne, poashtu nuk mund të tolerojmë që të kemi një super pakicë kombëtare që e kanë trurin në Serbi përmes Listës Serbe e trupin në Kosovë”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

Kujtojmë që në një njoftim të policisë thuhet se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime, ndërsa katër makina u dëmtuan gjatë përleshjeve.

Rreth 10 persona kërkuan ndihmë mjekësore në një spital lokal duke u ankuar për lëndime të lehta dhe ndikimin e gazit lotsjellës.

Sipas policisë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ende nuk dihet vendi i saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat