“I shanë e ofenduan deri në qenien kombëtare”, analisti reagon ashpër: Bojkotoni këto kompani të autobusëve

Politika

“I shanë e ofenduan deri në qenien kombëtare”, analisti reagon ashpër: Bojkotoni këto kompani të autobusëve

Nga: A.SH Më: 27 maj 2023 Në ora: 17:41
Autobusët që transportuan serbët në Beograd

Dje në Beograd presidneti serb kishte organizuar miting popullor.

Për të shkruar atje serbët e Kosovës u organizuan me autobusë nga Kosova. Dhe, për këtë pati reagime të shumta kundër këtyre kompanive.

Analisti Binak Maxharraj ato kompani u vunë në shërbim të neofashistit dhe zgjodhën atë më antikombëtaren për ta bërë, derisa edhe i ofenduan deri në qenien kombëtare.

Dje disa kompani të autobusave ishin në shërbim të djallit, në shërbim të neofashistit presidentit serb Vuçiq. Këto kompani dje derisa policia jonë "luftonte" me bandat dhe kriminelët e Vuçiqit zgjodhën atë më të keqen, atë më antikombëtaren i vunë në shërbim autobusët e tyre që të dërgojnë serbë në mitingun e kryefashistit dhe çetnikut Vuçiq.

Këto kompani për shërbimet e tyre morën "lëvdata" nga udhëtarët serbë të cilët i shanë dhe i ofenduan deri në qenien kombëtare.

Servilët kështu e kanë pasiqë shfrytëzohen i nxjerrin jashtë si coftina të papërdorshëm”, thotë ai.

Ai ka bërë thirrje që ato kompani të bojkotohen.

“Të gjtha kompanitë e autobusave që dje transortuan serbë nga Kosova për t’ia bërë edhe më të madh mitingun kryefashistit Vuçiq, të cilët gjatë rrugës u shanë e ofenduan, qytetarët t’i bojkotojnë shërbimet e tyre, të mos udhëtojnë kurrë më me autobusë e këtyre kompanive”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat