Vizita e Vulinit dhe Daçiqit në Moskë/ Analisti i revoltuar me heshtjen e Perëndimit – Këtu është loja e madhe!

Politika

Vizita e Vulinit dhe Daçiqit në Moskë/ Analisti i revoltuar me heshtjen e Perëndimit – Këtu është loja e madhe!

Nga: A.Shaqiri Më: 27 maj 2023 Në ora: 21:04
Pamje nga tensionet që ndodhën në veri

Në veriu e Kosovës ditën e shtunë pati tensione mes serbëve dhe Policisë së Kosovës.

Vendet e QUINT-it dhe SHBA e dënuan ashpër sjellen e Kosovës në këtë rast.

Derisa, nga ana tjetër Shefi i Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ditë më parë kanë marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë. Por, që për këtë nuk ka pasur reagime nga ndërkombëtarët.

Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi në një prononcim për gazetën “Bota sot”, komentoi këto zhvillime në veri të vendit.

Ai pyet pse nuk ka reagim nga SHBA e BE për vizitën e këtyre te vëllau pansllav në Moskë .

“Neosllavomëdhenjtë: Dadiç, Vulin dhe Dodik shkuan në Moskë, tek vëllau i madh pansllav, Putin, ndërsa Perëndimi hesht ndaj kësaj lidhje. Rreziku pas këtij koalicioni sllave për front të luftës në Ballkan është i lartë. Pse nuk vepron Brukseli, Uashingtoni, Londra, Parisi a Berlini kundër kësaj lidhje neofashiste sllave”, ka thënë ai.

Tutje, si shprehet se në veri po veprojnë grupet kriminale ehde Rusia ka dërguar armë dhe kriminel atje.

“Veriu i Kosovës është vendi me nevralgjik për të filluar Fronti Pansllav. Në veri janë organizuar dhe armatosur grupe kriminale serbo-sllave. Rusia ka dërguar armë dhe kriminel të "Vrangelit" Perëndimi heshte! Mos pritet lufta pansllave duke sakrifikuar Kosovën për të intervenuar!!?? Mos këtu është loja e madhe e ndarjes së kufirit influencues midis Pansllavizmit dhe Evropës! Natyrisht se Kosova kundërshton dhe do të mbrohet me çdo mjet. Nuk kanë ku shkojnë shqiptarët. Thika pansllave ka arritur në palcë. Durimit i ka adhur fundi”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat