“Kosovën mund ta ‘mbytë’ Brukseli dhe Uashingtoni”, vjen paralajmërimi pas ngjarjeve të fundit në veri

Politika

“Kosovën mund ta ‘mbytë’ Brukseli dhe Uashingtoni”, vjen paralajmërimi pas ngjarjeve të fundit në veri

Nga: A.Shaqiri Më: 28 maj 2023 Në ora: 12:16
Një autoblind i Policisë së Kosovës në Zveçan më 27 maj 2023.

Veriu i Kosovës siç duket është bërë vatër tensionesh. Atje dy ditë më parë serbët lokal të dirigjuat nga Beogradi bllokuna hryjet e komunave në veri për të mos lejuar që të futeshin kryetarët e zgjedhur.

Reagimi i Policisë së Kosovës ishte i menjëhershëm, duke shpërndarë turmën. Kjo ngjalli reagime të shumta në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Për këtë situatë për “Bota sot” ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai pyet nëse do të kishte reagim të njejtë të ndërkombëtarëve në rast të ndonjë protesta në Luginë, nga shqiptarët atje.

Më tej, thotë se nuk mbrohet liria e demokracia duke duke toleruar në vazhdimësi Beogradin në veprime kriminale.

“Pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës është pritur që sipas rezultatit të dalë pushteti lokal dhe të vendoset ai në kater komunat në veri. Pikërisht, sot, me vendosjen e pushtetit, organet demokratike dhe ligjore të Kosovës u sulmuan me armë dhe me mjete të ndryshme shpërthyese. Kudo në botë, kur ka gjendje të tillë, përkrahet shteti. Po në Kosovë jo.

Faktori ndërkombëtar e mori në thumb Kosovën. Po, nëse shqiptarët në Luginën e Preshevës do të protestonin dhe të përdornin armë, dihet si do të reagonte Serbia, por vallë si do te reagonte faktori ndërkombëtar? Çështja ka fakte dokumetuese mjaft. Megjithatë, nga Uashingtoni dhe Brukseli, si dhe qendrat tjera, nuk përkrahen organet legjitime të Republikës. U sulmuan vetëm organet e shteti të Kosovës. As edhe një akuzë nuk u bë ndaj kriminelëve serbë dhe shtetit serb.

Nuk mbrohet paqeja dhe demokracia, liria dhe barazia duke toleruar në vazhdimësi Beogradin në veprime kriminale”, thotë ai.

Klemendi shprehet i shqetësuar për heshtje ne SHBA-së dhe BE-së, që Kosova kërcënohet me luftë çdo ditë nga Serbia. Por, shton se siç duket Moska ka zgjedhur veriun e Kosovës ta bëjë vatër tensionesh.

“Çdo ditë kemi veprime kërcënuese dhe aksione kriminale ndaj Republikës. Pse heshtë këtu Brukseli? Pse heshtë Uashingtoni? Ku është barazia! Sa herë në 20 vitet e fundit u kritikua Serbia nga Brukseli dhe nga qendrat ndërkombëtare? Çdo gjë e ka një kufi.

Zgjedhjet janë mbajtur. Ka dalur një rezultat që duhet respektuar. Pushteti lokal duhet të funksionojë. Pse nuk ka probleme në komunat tjera me shumicë serbe në Kosovë? Mos në katër komunat në veri ka jo barazi! Jo. Por, kjo del për faktin, se veriun do Serbia me e nda nga Kosova ose me krijuar shtet serb në miniaturë. Këtej vijnë kundërshtimet e ashpra dhe kriminale në veri. Duket se nga Moska, nëpërmjet kriminelit Daçiq, Vulin dhe Dodik, e ka zgjedhur veriun e Kosovës, si vend nevragjike, për të vepruar me mjete shkatërrimtare”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat