Driton Tali parashikon protesta dhe ngritje të tensioneve nesër në veri: Ja deri kur mund të zgjas kjo situatë

Politika

Driton Tali parashikon protesta dhe ngritje të tensioneve nesër në veri: Ja deri kur mund të zgjas kjo situatë

Nga: M.Haziri Më: 28 maj 2023 Në ora: 22:32
Driton Tali

Gjatë ditës së premte grupe qytetarësh serb u përplasën me policinë e Kosovës, e cila tha se po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre. 

Policia hodhi gaz lotsjellës në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë turmën e cila hodhi shashka dhe gurë mbi pjesëtarët e policisë, ndërsa i vuri flakën të paktën një makine të policisë. 

Në lidhje me këtë situatë për gazetën “Bota sot”, ka folur Driton Tali. 

Ai u shpreh se e gjithë situata e krijuar në veri të vendit ka qenë si pasojë e e negociatave jo të sinqerta nga Serbia me Kosovën. 

Sipas Talit nuk mund të ketë negociata të sinqerta derisa nuk kemi kahje përfundimtare të agresionit rus. 

Mos reagimi masiv në tri komunat veriore të premten e kaluar, për shkak se "en masse" qytetarët e atyre komunave shkuan në mitingun e z.Vuçiç, dhe pritja  (sipas të gjitha gjasave) që nesër. Pra të hënën, të ketë protesta dhe ngirtje të tensionit, e çimenton faktin se këto negociata me Serbinë nuk janë për shkak se po nëpërkëmben qytetarët serbë të Kosovës (apo për të drejtat e komunitetit serb, siç pohohjnë zëshëm disa qarqe) por agjendë e kësaj Serbie ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës. 

Unë edhe me tutje pres që të mos ketë “negociata të sinqerta” mes Serbisë dhe Kosovës derisa agresioni rus në Ukrainë nuk fillon të marrë kahjen përfundimtare, me çka do të krijohet një "Rend i Ri Botëror”, u shpreh ai. 

Më tej, Tali paralajmëron pasojat nësë Rusia del të jetë fituesë në luftën me Ukrainën. 

Nëse z Putin del fitues atëhere "Rendi i Ri Botëror",  ku Rusia dhe Kina do të jenë një Bllok, që d.m.th. se do të jetë në favor të kësaj Serbie, logjikisht do t'i japi zemër  z. Vuçiç, ku unë pres (per aq sa e njoh personalitetin e tij) që ai ta përshkallëzojë situatën duke mos e eliminuar edhe ndonjë konflikt të ri të armatosur, dhe jo vetëm me Kosovën, por edhe me Bosnjen dhe mbase edhe me Malin e Zi”, shpjegon Tali. 

Ndërsa, nëse ndodh të jetë fitues Ukraina atëherë sipas tij, negociatat me Serbinë do të jenë në favor të Kosovës. 

“Dhe në të kundërtën, nëse z Putin humbë në Ukrainë, atëhere "Rendi i Ri Botëror" do të jetë në favor tonin. Që nënkupton që edhe rregullat e negociatave të ndryshojnë. Duhet ta ke të qartë disa të cilët po mundohen që z Vuçiç ta paraqesin si properendimor, se ne shqiptarët (në përgjithësi), kurrë nuk do të jemi anti Anerikë dhe pro Rusi, dhe se kjo Serbi, derisa të ekziston gjeopolitika ekzistuese, kurrë nuk do të jetë anti Rusi dhe pro Amerikë. 

Prandaj, edhe kjo sagë e negociatave po zhvillohet kësisoj, ku Kosova tenton gjithesi ta zhvillojë sovranitetin e saj dhe Serbia gjithsesi ta zhbëjë shtetin e Kosovës. Pra, duke qenë me qëllime dhe objektiva diametralisht të kundërta do të kemi edhe më tutje këso zhvilline çfarë patëm deri tashti”, përfundoi Tali për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat