Eksperti i sigurisë komenton deklaratën e Stoltenberg-ut – ja çfarë thotë për ngjarjet e fundit në veri!

Politika

Eksperti i sigurisë komenton deklaratën e Stoltenberg-ut – ja çfarë thotë për ngjarjet e fundit në veri!

Nga: M.Haziri Më: 29 maj 2023 Në ora: 14:12
Hajrullah Tërnava

Në komunat veriore Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe të qytetarëve serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve të rinj shqiptarë.

Situatë më e tensionuar raportohet në Zveçan, ku shihen edhe protestues të maskuar.

Të shqetësuar për këtë situatë janë edhe ndërkombëtarët.

Së fundmi edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kanë kërkuar nga Kosova që të shtensionojë situatën dhe të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues”.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Ai u shpreh se para se të ndodhte e gjith kjo situatë në veri të vendit kryeministri Kurti ka pasur përkrahjen e SHBA-ve mirëpo që tani mund të themi se kryeministri nuk ka mundur të ndërmerr veprimet e fundit pa u konsultuar me të fortit.

Politikat sikur janë duke u zhvilluar në rrethana të tilla të tanishme mes Serbisë dhe Kosovës, e që po i ndërmjetësojnë ndërkombëtarët në krye me Amerikën. Në këto rrethana të tanishme është për shumë e vështirë t’i kuptojnë, sepse efektin e diplomacisë, çdokush edhe s’mund ta kuptoj e sidomos tani në këto rrethana. Para pak ditesh përfaqësuesit shtetërorë të Amerikës u deklaruan se kurrë nuk kanë pasur një përfaqësues të Kosovës sikur tani Kryeministrin Kurti që është bashkëpuntorë më i mirë dhe i kuptushëm se ky tani, dhe tani për ngjarjet e fundit që kryeministri Kurti mori kritika atëhere na lë të kuptojmë që vet Kurti në krye në veti si ka bërë keto veprime pa u konsultuar me ata të fortit që e këshillojnë apo i japin urdhëra për veprime të tilla”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket deklaratës së Stoltenberg, Tërnava u shpreh se është një gjuhë diplomatike që lënë shumë për tu nënkuptuar, dhe dërgon mesazhe për ta mbajtur baraspeshën e këtyre bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës.

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se ka biseduar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrellin për situatën e krijuar në Kosovë. Stoltenberg, thotë se Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë siç tha ai hapa të njëanshëm destabilizues. Edhe të thënat e Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg është një gjuhë diplomatike që lënë shumë për tu nënkuptuar, dhe dërgon mesazhe për ta mbajtur baraspeshën e këtyre bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, më në fund Kryeministri Kurti për herë të parë ka vepruar si një kryeministër i një shteti real i cili e ka jetësuar Kushtetutën e Kosovës në të gjithë kufijtë e saj. Sepse në ato komuna janë valvitur vetëm flamuj të Serbisë, prandaj me këto veprime sikur u shpjegua tani, Kosovës po i vjen era si shtet, dhe me këto veprime dhe të tjera që do të pasojnë, edhe ato komuna do të jenë nën jurisdikcionin e shtetit të Kosovës”, tha Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat