“Të gjithë janë kundër Kurtit”/ Kundërpërgjigjet analisti: Kryeministri po lufton që të mos bie shtetësia e Kosovës

Politika

“Të gjithë janë kundër Kurtit”/ Kundërpërgjigjet analisti: Kryeministri po lufton që të mos bie shtetësia e Kosovës

M.Lakna Nga M.Lakna Më 29 maj 2023 Në ora: 23:31
Kryeministri Albin Kurti

Analisti Ramiz Lushaj e konsideron si shqetësues faktin se në disa media analistët po deklarohen se, të gjithë aktualisht janë kundër kryeministrit Albin Kurti.

Në një shkrim për gazetën “Bota sot”, ai ka thënë se kjo situatë duhet shikuar se kush është pro dhe kush kundër Kushtetës së Republikës së Kosovës.

Sipas tij, as Kurti nuk është kundër të gjithëve dhe as të gjithë nuk janë kundër Kurtit...!

“Po më duket shqetësues fakti se në shumë media, në disa komente e opinione të politikanëve, diplomatëve, analistëve, po deklarohen: -“Të gjithë janë kundër Kurtit”- Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në fakt duhet deklaruar ndryshe: Jemi pro apo kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila qysh në Nenin e Parë të saj sanksionon: “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, ka thënë Lushaj.

Sipas tij, kryeministri Kurti po e mbron Kushtetutës e Republikës së Kosovës me të cilën ishin pajtuar edhe ndërkombëtarë.

“Realisht e konkretisht Kurti– Kryeministër i Republikës së Kosovës, është me/për Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 15 qershorit 2008 për të cilën ishin e mbeten në dakordësi edhe faktori ndërkombëtar, Shtetet e KUINT-it, NATO, BE, etj. Kryeministri Kurti edhe me aktet e hapat në Veri të Kosovës, edhe të ditëve të fundit, është për Kosovën “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, sepse po lufton për secilën nga këta elementë/faktorë kushtetues të Nenit të parë të Kushtetutës, sepse njërit prej këtyre faktorëve/elementëve t’i heqim atëherë bie Shtetësia e Kosovës, bie Kosova…!”, ka thënë Lushaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat