Tomë Gashi flet për tensionet në veri - tregon nga erdhi urdhri për trazira!

Politika

Tomë Gashi flet për tensionet në veri - tregon nga erdhi urdhri për trazira!

Nga: M.Haziri Më: 30 maj 2023 Në ora: 20:35
Tomë Gashi

Protestat në veri të vendit kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Serbët nuk kanë ndaluar veprimet agresive ndaj pjesëtarëve të sigurisë së vendit duke lënë të lënduar edhe disa prej tyre.

Duke qenë në këtë situatë të tensionuar dhe “sulmet” ndaj kryeministrit Kurti, për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se e gjith dhuna e krijuar në veri ka qenë e dirigjuar nga Vuçiq dhe se të njejtit u mbuluan me maska për të ikur ligjeve që kanë thyer.

Fatekqësisht dhuna ka qenë e dirigjuar nga Vuçiq përmes bandave kriminale të tij që i ka në veri , që nga çlirimi i Kosovës. Të gjithë protestusit kanë pasur maska për të fshehur ftyrën e tyre pasi në të ardhmen do të duhet të identifikohen nga policia për vepra penale që kanë sulmuar pjesëtarët paqësor të KFOR-it dhe kjo nuk duhet të kaloj pa pasoja për Serbinë”, u shpreh ai.

Avokati u shpreh se trysnia duhet të bëhet ndaj Serbisë dhe jo ndaj nesh, pasi si shtet jemi duke kryer vetëm obligimet që i kem edhe me ligj.

E vetmja mënyrë për ta qetësuar veriun e Kosovës është trysnia të bëhet ndaj Serbisë dhe jo ndaj nesh, sepse ne po respektojmë ligjet tona, kushtetuën dhe ndërkombëtarët. Ne kemi shpallur zgjedhjet kur ata kanë jepur dorëheqje dhe me trysnin e Vuçiqit nuk morën pjesë në zgjedhje dhe pastaj u zgjodhën katër kryetarë shqiptar. Këta janë zgjedhur dhe në këtë mënyrë Qeveria duhet të iu krijoj kushtet e tyre. Ne si shtet kemi pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe këta kryetar duhet të kryejnë punën e tyre në komunat e tyre”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

Kujtojmë që Aleanca ushtarake e NATO-s tha se në përgjigje ndaj trazirave të fundit dhe plagosjes së 30 pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë, do të dërgojë trupa shtesë nga Forcat Rezervë Operacionale për Ballkanin Perëndimor.

Komanda e Forcave të NATO-s në Napoli tha se “po ndjek nga afër situatën në Kosovë dhe do të vazhdojë të bashkërendohet me KFOR-in për t’u siguruar se do të ketë të gjitha mundësitë dhe forcat që i nevojiten për të siguruar në mënyrë të paanshme një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat