“Kjo iu jep krah dhe motiv bandave në veri”/ Analistët komentojnë situatën – A po shihen zgjedhjet e reja në ‘horizont’?

Politika

“Kjo iu jep krah dhe motiv bandave në veri”/ Analistët komentojnë situatën – A po shihen zgjedhjet e reja në ‘horizont’?

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 31 maj 2023 Në ora: 08:03
Pamje nga veriu i vendit

Në Kosovë situata politike nuk është e mirë. Në veri kanë nisur trazirat pas betimit të kryetarëve të 4 komunave në atë pjesë.

Ata të hënën kishin për të nisur punën në zyrat e tyre komunale, por që nuk u lejuan nga protestuesit serbë që provokonin situatën.

Pas kësaj kishte reagime të shumta që të ndalej dhuna e po ashtu kritikohej edhe kryeministri Albin Kurti.

Por, ku na dërgon kjo situatë, a mund të kemi zgjedhje të reja së shpejti, për “Bota sot” flasin analistët.

Haziri: Zgjedhjet tashmë janë në horizont

Image
Nexhat Haziri

Analisti Nexhat Haziri në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se zgjedhjet tashmë janë në horizont.

tij, kjo po ndodh për shkak të provokimeve në veri për poenë politik.

“Po, zgjedhjet tashmë janë në horizont, dhe e gjithë situata e fundit në veri të vendit u provokua për të marrë poenë politik pa llogaritur fare pasojat për vendin që tashmë janë evidente dhe këto mund të kuptohen me reagimet e ashpra nga bashkësia ndërkombëtare, në veçanti nga SHBA-ja. Nuk kemi të bëjë me apetite të opozitës apo kujtdo qoftë, por kemi të bëjmë me një situatë tashmë të pafavorshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku pozicioni i ynë është dëmtuar bukur shumë nga aventurat e një njeriu, pra të kryeministrit Kurti që ka filluar të mendoj se e gjithë bota sillet rreth tij dhe partisë që ai e drejton”, thotë ai.

Më tej, ai kritikon Kurtin, duke thënë se nuk po koordinohet me SHBA-të, të cilët janë hisedar në projektin e bërjes së Kosovës shtet.

Ai nënvizon se e gjitha kjo do t’i kushtojë Kosovës.

Mos - koordinimi me aleatët, veprimet nëse mund të themi parapa shpine të atyre që janë hisedar në projektin e bërjes së Kosovës shtet, do te kemi pasoja në procesin e integrimeve euro-atlantike. Kurti tashmë ka humbur besimin si një partner i SHBA-ve dhe shteteve të tjera perëndimore, dhe nëse ai më këto veprime mendon se ka fituar poenë politik në opinionin e brendshëm, Kosova ka humbur në suaza të gjata, siç është anëtarësimi në KiE por edhe ndërprerje apo ngecje në integrime apo anëtarësime në organizma të tjerë ndërkombëtar. Nuk mund t’i ikësh obligimeve ndërkombëtare siç është formimi i AKS-së duke tentuar që ta destabilizosh vendin duke bërë aventura në veri të vendit për shkak se atje jeton pakica serbe. Kryeministri Kurti po tregohet i papërgjegjshëm dhe është një kopje e dobët e Hashim Thaçit, i cili sa herë shpërfaqej si kryeministër i dobët në qeverisje ai bënte veprime në veri të vendit për ta tërhequr vëmendjen e opinionit nga qeverisja e dobët. Këto aventura i kanë kushtuar Kosovës dhe do t’i kushtojnë edhe sot nga veprimet e papërgjegjshme të kryeministrit aktual Kurti”, deklaron ai.

Mehmeti: Nëse vazhdon kështu s’ka rrugë tjetër vetëm mbajte të zgjedhjeve

Analisti Faton Mehmeti në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se reagimin amerikan është i çuditshëm, sepse ata njëherë i kanë mbështetur zgjedhjet, pastaj po kritikojnë qeverinë pse shkojnë në vendet e tyre të punës kryetarët e komunave.

Image
Faton Mehmeti

Më tej, ai shprehet se në këtë gjendje që jemi aktualisht mund të kemi zgjedhje të reja.

Për mua është shumë i çuditshëm reagimi amerikan, derisa në njërën anë i kanë mbështet zgjedhjet duke i quajtur demokratike dhe të drejta, organet që kanë dalë nga ato zgjedhje nuk po i respektojnë. Kritika ndaj qeverisë dhe kryetarëve të komunave pse shkojnë në vendet e tyre të punës janë sinjal se amerikanët kanë ndryshuar mendim, kështu që mund të ketë zgjedhje të reja. Kjo nuk është gjë e mirë, iu jep krah dhe motiv bandave në veri për mos të njohur institucionet e Kosovës. Po e cek prapë jam i befasuar nga ndryshimi i qëndrimit amerikan brenda një kohë kaq të shkurtër, nëse vazhdon kështu s’ka rrugë tjetër vetëm mbajte të zgjedhjeve, përderisa kryetarët s’mund të shkojnë as në vende të punës”, përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat