Liberalizimi i vizave/ Voca: Hap i rëndësishëm për Kosovën – tashmë qytetarët nuk do të jenë të izoluar

Politika

Liberalizimi i vizave/ Voca: Hap i rëndësishëm për Kosovën – tashmë qytetarët nuk do të jenë të izoluar

Nga: M.Haziri Më: 31 maj 2023 Në ora: 13:29
Parlamenti Evropian (PE)

Parlamenti Evropian (PE) miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si hap i fundit në këtë proces, raporton Anadolu.

Me këtë vendim, pritjes së gjatë të qytetarëve të Kosovës i vjen fundi dhe konkretisht ata do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen nga 1 janari i vitit 2024.

Miratimi i këtij vendimi në Parlamentin Evropian u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

E në lidhje me këtë hapë të rëndësishëm për Kosovën në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur doktori për marrëdhëniet ndërkombëtare, Mirsad Voca.

Ai u shpreh se ky ishte një hapë i rëndësishëm për Kosovën mirëpo që e keqja është se edhe mund të zbrazet fuqia punëtore.

“Liberalizimi i vizave i ka kushtuar Kosovës shumë sepse është përdorur shumë herë si mjet politik ndaj qeverieve të ndryshme në Kosovë nganjëherë edhe për lëshime politike. Tani që më në fund u bë liberalizimi i vizave, ka dhe një rrezik që Kosova të zbrazet dhe sidomos nga fuqia punëtore e saj sepse u bë shumë vonë dhe nuk u bë shumë për një jetë më të dinjitetshme në Kosovë. Dhe barrën për këtë e kanë të gjitha qeverisjet, përfshirë dhe këtë të tanishmen”, u shpreh ai.

Më tej, Voca theksoi që liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për faktin që më qytetarët e Kosovës nuk do të jenë të izoluar.

Ndërsa, është një hap i rëndësishëm sepse qytetarët e Kosovës nuk do të jenë të vetmit të izoluar në Ballkan, ndonëse kam frikën se do të jetë edhe një trishtim sepse do të ndikoj negativisht në ekonominë e vendit”, përfundoi Voca për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat