“Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht”, profesori i reagon “ashpër” Edi Ramës: Ke vëlla Vuçiqin, je turp e për faqe të zezë!

Politika

“Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht”, profesori i reagon “ashpër” Edi Ramës: Ke vëlla Vuçiqin, je turp e për faqe të zezë!

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 31 maj 2023 Në ora: 16:13
Edi Rama- Aleksander Vuçiq

Protesta e serbëve në veri të Kosovës sot shënon ditën e tretë të saj, ndërsa ndryshe nga dita e hënë, protesta e sotme është e qetë.

Sot në Zveçan protestuesit ishin mbledhur para objektit të komunës që nga mëngjesi, ndërsa më vonë edhe kanë shpalosur një flamur gjigand atje dhe në Zubin Potok.

Ish- kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq edhe sot i ka përsëritur kërkesat e protestuesve të cilët po kërkojnë tash e tri ditë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.

Ai ka përmendur seancën gjyqësore ndaj dy të arrestuarve ditë më parë duke thënë se shumëçka do të varet nga epilogu i vendimit të gjykatës.

Zhvillimet e fundit në veri kanë sjellë reagime të shumta. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin e Sigurisë në Sllovaki, është pyetur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Rama theksoi se ushtria serbe në kufi të Kosovës e ka fuqinë të barabartë me 0.

Ai bëri një krahasim duke thënë se është njësoj “si ushtria e Meksikës të afrohet në kufirin e SHBA-ve.”

“Jo jo po përqendrohesha te ajo që shkruhej “ushtria serbe në kufi”. Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me 0! Është njësoj si ushtria meksikane të shfaqej në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çfarë do të bëhej?! Me gjithë respektin e mundshëm sepse e dua Meksikën! Po çfarë mund të bëjë? Asgjë, absolutisht asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme”, deklaroi Rama.

Deklarime ndaj situatës në veri Rama ka bërë që nga fillimi i protestave.

Sipas tij, Kosova po lëndohet në sytë e aleatëve dhe miqve të saj.

“Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Sipas tij “nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm!”.

Ai tha se është nevojë kombëtare që Kosova të dëgjojë aleatët dhe të mos futet më thellë në shtegun e rrezikshëm.

“Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare!”,  ka përfunduar Rama.

Duke komentuar deklaratën e Ramës, profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, thotë se ai është faqja e zezë dhe turpi i shqiptarisë.

Sipas tij, ai nuk ka as erë shqiptari.

“Edi Rama është faqja e zezë dhe turpi i shqiptarisë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve në veri duke thënë se Kosova po lëndohet në sytë e aleatëve dhe miqve të saj duke shtuar se: “Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm”! Ky është Edi Rama bastardi, dashamiri dhe admiruesi dhe neofashistit Aleksander Vuçiq i cili është me të si vëllai me vëlla. Ky se ka dertin këtë sepse këtij garabaku as era shqiptar nuk i vjen pasi që më afër ke ka gjakun e çetnikut se të shqiptarit. Po, pse duhet t’i vjen rend këtij viçi siç thotë ai se” Kosova po lëndohet në sytë e aleatëve dhe miqve të saj”, duke i akuzuar dhunuesit e verbër që sot e bënë rrëmujë veriun e Kosovës, edhe pse Policia e Kosovës sot nuk bënte asgjë rrinte anash sepse e zëvendësonte KFOR-i. Po kush o ky faqezi që po e lëndon Kosovën në sytë e aleatëve dhe miqve të saj!”, shprehet Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Maxharraj, presidentin serb, Aleksandër Vuçiq e quan vëlla të Ramës, gjersa shton se pa urdhrin e vëllait Vuçiq asnjë ankesë nuk do të ndodhte në Kosovë.

“ E qartë, këtë po e bën vëllai yt Vuçiq ndaj të cilit kurrë nuk reagon vet tash e 20 vjet, por po i rrasesh thellë e më thellë. E qartë, dihet se Kosovën po e lëndojnë, (ashtu siç po veprojnë tani e 20 vjet) dhunuesit e mikut dhe vëllait tënd çetnik Aleksandër Vuçiq. Ai është i cili i ndërsen kriminelët dhe bandat kriminale që të shkaktojnë trazira në Kosovë. Pa urdhrin e vëllait tënd Vuçiq asnjë ankesë nuk do të ndodhte në Kosovë nga ana e serbëve vendas, sepse veriu nuk është problem i serbëve të Kosovës, por është problem i shtetit të Serbisë për t’u marrë. Po si nuk reagove asnjëherë në keq bërjet e Vuçiqit ndaj Kosovës, apo ndoshta këto Vuçiq po i bën edhe në pëlqimin tënd. Edi Rama, të gjithë në Kosovë thonë: Zoti ta marroftë fytyrën, o i pafytyrë””, shton Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat