“Kjo është nyja për të cilën është lidhë Serbia” – Analisti: Derisa nuk hiqet fantazma Vuçiqi nga veriu, atje nuk do të ketë qetësi!

Politika

“Kjo është nyja për të cilën është lidhë Serbia” – Analisti: Derisa nuk hiqet fantazma Vuçiqi nga veriu, atje nuk do të ketë qetësi!

Nga: A.SH Më: 1 qershor 2023 Në ora: 13:57
Pamje nga veriu

Veriu i Kosovës po vazhdon të jetë nën tesnion nga serbët atje, të cilët po protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë.

Reagime të ashpëra po vijnë nga SHBA dhe të gjitha vendet e QUINT-it, për shtensiom të situatës, madje ata edhe po e fajësojnë Kosovën për nxitje të trazirave atje.

Analisti Binak Maxharraj, ka thënë se prapa situatës në veri qëndron Vuçiqi.

“Deri kur Evropa por edhe Amerika do të kuptojnë se veriu nuk është problem, çështja e serbeve atje. Por si Evropa e sidmos Amerika më në fund duhet të kuptojn se çeshtja e Kosovës është interes shtetëror serb, është interes nacional e kombëtar i saj që për qëllim e ka ndarjen e Kosovës, korrigjimin e kufinjve të cilën këtë së fundmi po tenton ta realizoi me themelimin e Asociacionit duke e ndarë Kosovën edhe në baza etnike antikushtetues.

Për të arrit këtë Vuçiq nis rrebelimin e serbëve të veriut duke i paguar.

Pra, nuk është problemi të serbët e veriut të cilët janë të manipuluar e të instrumentalizuar, nuk është problem as i tri komnave në veri siç po tentohet kohëve të fundit të thuhet, por këtu është diçka më thellë, është problem veriu i Kosovës me pasuri përrallore nëntokësore dhe mbitokësore vlera e të cilave është sa tri Serbia së bashku. T’ia heqësh veriun Kosovës ajo mbetet pa kokë, pa ujë, pa bukë e pa jetë. Pra, Kosova pa veriun është si njeriun pa kokë si nje coftinë duke dhënë shpirt”, thotë analisti.

Sipas tij, Vuçiqi është strumbullari i të gjitha ngjarjeve në veri.

Tutje, ai thotë se ndërkombëtarët duhet t’ia shtrëngojnë Vuçiqut spese ndryshe nuk do të zgjidhet çështja e veriut të Kosovës.

“Kjo është nyja për të cilën është lidhë Serbia që nuk po lëshon pe, ajo është në gjendje të bëjë çdo gjë dhe gjithçka që këtë të arrinë, ajo është në gjendje edhe ti ”faros” të gjithë serbët e veriut vetëm të arrijnë qëllimin e saj. Dhe të gjitha këto trumbulenca ajo i benë vetëm për këtë qëllim.

Por, nuk ka gjë më të lehtë që të zgjidhet nyja e Kosovës në veri dhe të qetësohet situata. Nuk janë në pyetje serbët e Kosovës, por është në pyetje vetëm një njeri me emrin Aleksandër Vuçiq. Ky njeri bastard, neofashist njeri i bishave të Krapateve, njeri skizofren që e ka humbur ekuilibrin, pra ky është strumbullar i të gjitha atyre që po ndodhin në veriun e Kosovës. Ky njeri vranë e kthjell në veriun e Kosovës përmes kriminelëve dhe bandave të tij kriminele që i kanë kapë serbët e veriut “për fyti” i përdor ata, i instrumentalizon për qëllimet e Serbisë.

Pra, ndërkombëtarët, BE dhe SHBA duhet të merren vetëm me këtë njeri i cili si fantazmë qëndron prapa krejt rrëmujes që krijohet në veri. Pa shtërngimin (e jo ledhatimin e tij) pa e zatet atë siç thuhet për muri, nuk ka dhe nuk do të ketë zgjidhje të çështjes së veriut të Kosovës”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat