Veprimtari i çështjes kombëtare publikon skenarin për veriun: Kosova është kërthiza e Globit, Amerika nuk largohet nga Kosova - kjo është arsyeja

Politika

Veprimtari i çështjes kombëtare publikon skenarin për veriun: Kosova është kërthiza e Globit, Amerika nuk largohet nga Kosova - kjo është arsyeja

Nga: Nehat Shaqiri Më: 2 qershor 2023 Në ora: 18:22
Pamje nga veriu

Veprimtari i çështjes kombëtare prof. Fahri Mahalla, ka treguar se cila është zgjidhja demokratike për veriun e Kosovës, të cilën e quan edhe të logjikshme, dhe të pranueshme për të gjithë, edhe për serbët normal, dhe për të gjithë qytetarët që jetojnë në veriun e Kosovës, në një pjesë të Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe minoritetet tjera.

E kjo sipas tij, është që shqiptarët e dëbuar me dhunë nga serbët nga komunat e veriut, duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, kurse institucionet e Kosovës tua ndërtojnë shtëpitë shqiptarëve sa më parë.

Ai thekson se, nëse merret vendim me u mbajt zgjedhjet në veriun e Kosovës, kryetarët shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e fundit, në katër komunat në veriun e Kosovës, në bashkëpunim me serbët dhe me minoritetet e tjera, ti organizojnë këto zgjedhje.

“Shqiptarëve në katër komunat në veri të Kosovës të ju bëhet një favor, siç iu është bërë serbëve. Serbëve iu kanë siguruar 10 vende në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Shqiptarëve në veriun e Kosovës, në katër komuna në veri, të Kosovës, të ju jepet posti i  nënkryetarëve të Komunave. Nënkryetarët shqiptarë të zgjidhen me votat e shqiptarëve dhe me votat e minoriteteve. Kjo do të ishte një zgjidhje e drejtë, demokratike dhe e logjikshme”, thekson ai.

Sipas tij, simbolet e Kosovës nëpër komuna në veriun e Kosovës të jentë të obligueshme pra Flamuri i Kosovës dhe fotografia e Presidentes, apo Presidentit.

Image
Prof. Fahri Mahalla

“Bandat dhe kriminelët serbë të dërgohen para drejtësisë, që ta marrin dënimin e merituar. Serbët që kanë ardhur nga republikat e ish Jugosllavisë në Kosovë, të largohen nga Kosova. Në Kosovë mund të jetojnë vetëm serbët e Kosovës, ardhacakët të kthehen nga kanë ardhur”, potencon tutje ai.

Mahalla thotë se, të drejtat që i kanë serbët në Kosovë, të njëjtat të drejta të ju jepen shqiptarëve në Bujanovc, Preshevë e Medvegjë.

“Shqiptarët kudo që jetojnë në Serbi duhet t’i kenë të drejtat e njëjta me ato që i kanë serbët në Kosovë. E vetmja kjo është rrugëdalja nga ngërçi politik, kjo është rruga Demokratike për të gjithë, që jetojnë në Kosovë dhe në Serbi. Këto janë të drejta elementare për njerëzimin, pa dallim, për një jetë normale. Mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë dhe në Serbi. Marrëveshjet për stabilizim dhe normalizim, mes shtetit të Kosovës dhe të Serbisë. Bisedimet le të vazhdojnë deri në marrëveshjen përfundimtare. Serbia e obligueshme për ta njohur Kosovën si shtet”, thotë tutje ai.

Sipas profesorit, Amerika kurrë nuk do të tërhiqet nga Kosova.

“Amerika kishte pretendime shumë ma herët me arrit në Kosovë. E tani që ka arrit në Kosovë, këtu do të jetë përgjithmonë. Amerika është në Shqipëri në Kosovë, Amerika është në Ballkan”, thotë profesori.

Sipas tij, “disa analist buzbardhë, dhe bi.. kuqë, kur i dëgjon, se si flasin, thonë se disa udhëheqës të Kosovës po e ofendojnë Amerikën”.

“Amerika as që i merr parasysh, kush çka thotë. Ata që i pengojnë projektet amerikane, vetëvetiu largohen nga pushteti. Kosova është kërthiza e Globit Tokësor. Në të ardhmen nga Kosova, mund të udhëtohet nëpër Planete tjera me një kohë shumë më të shkurtër, se nga vendet tjera. Amerika do të qëndroj në Kosovë dhe Shqipëri dhe në shtetet e Ballkanit përgjithmonë. Shqiptarët janë pro AMERIKAN. Kosova, Shqipëria dhe e tërë shqiptaria janë pro Amerikan. Për shqiptarët Amerika është shpëtimtare. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin amerikan. Zoti i bekoftë shtetet Demokratike të Evropës”, përfundon profesori dhe veprimtari i çështjes kombëtare Fahri Mahalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat