“Kosova viktimë”, analisti ‘zbulon’ prapaskenat: Kështu po tentojnë ndërkombëtarët ta ‘shpëtojnë’ Serbinë!

Politika

“Kosova viktimë”, analisti ‘zbulon’ prapaskenat: Kështu po tentojnë ndërkombëtarët ta ‘shpëtojnë’ Serbinë!

Nga: A.SH Më: 4 qershor 2023 Në ora: 09:30
Një pjesëtar amerikan i KFOR-it në Leposaviq më 31 maj 2023.

Tesnionet në veri ende siç duket nuk kanë marrë fund.

Në pah ka dalë ideja për ri-përsëritjen e zgjedhjeve në tri komunat me shumicë serbe.

BE dhe SHBA kanë bërë thirrje që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe menjëherë të qetësohet situata në veri.

Analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Kosova nuk ishte ajo që bëri diçka për të përkeqësuar gjendje në veri.

Sipas tij, në vend të të merrte reagim brutal Serbia, mori Kosova.

“Asnjë potez politik nuk e tërhoqi Qeveria e Kosovës, për ta përkeqësuar gjendjen e sigurisë në veri. Sulmi i organizuar i strukturave paralele kriminale serbe në objektet publike për mos të lënë kryetarët e rinj të vendosen aty, e detyruan Policinë e Kosovës që të intervenojnë. Ky ishte akti i parë, i pashembullt kur bandat dhe terroristët serbë lënduan policë të Kosovës, të cilët u gjuajtën me gjesende të forta, armë zjarri dhe molotov. Organizimi tjetër për dhunë i militantëve të Vuqiqit mbi KFOR dhe EULEX, kishin po të njejtin qëllim. Sulmuan me të madhe policinë dhe ushtarët e NATO-së. Këtyre incidentëve të rënda ku mbeten të lënduar rëndë dhe lehtë 30 pjestarë të KFOR-it, ku u dogjën vetura, ku u sulmuan gazetarët shqiptarë që raportonin nga veriu, i ka parapri skenari i Vuqiqit dhe i Listës Serbe, të cilët bojkotuan zgjedhjet lokale në katër komunat më shumicë serbe. Ky bojkot rezultojë me largim të serbëve lokal nga institucionet e shtetit, natyrisht këtu bëhet fjalë për serbët e instrumentalizuar nga politikat e Vuqiqit, që të destabilizojnë Kosovën me qëllim të ndarjes së veriut të Mitrovicës nga jugu. Se protestat janë të organizuara nga Putin dhe Vuqiqi, flet e dhëna se në sulmet terroriste u duk shkronja “Z”, që është simbol rus i luftës në Ukrianë. Dhe, kur pritej reagim i fortë ndaj brutalitetit serbomadh, kritika nga BE-ja dhe Amerika mori pushteti Prishtinës, me motivacion se vendimi i marr nuk ka qenë në bashkëpunim me ndërkombëtarët, duke harruar të dhënën se i kishin pranuar zgjedhjet në veri si legjitime”, shprehet ai.

Më tej, thotë se kritikat e ashpra të BE dhe SHBA bëri ushtria e Kosovës (FSK) të përjashtohet nga “Defender 2023”.

“Kosova u sanksionua me ndalim të pjesëmarrjes në ushtrimet ushtarake, Defender. Këto kritika që po i merr Kosova, kanë lidhje me atë se bota perëndimore po mendon se në këtë mënyrë do të ndalojnë afrinë e Serbisë me Rusinë. E dihet mirëfilli së Serbia e Vuqiqit nuk ka vu sanksione kunder Rusisë. Nuk po e pranon planin franko-gjerman të marrëvëshjeve të Brukselit dhe të Ohrit. Vuqiq po e kundërshton planin se në njerën nga pikat e planit thuhet që Serbia mos të pengon Kosovën të inkuadrohet në strukturat e BE-së dhe në OKB”, thotë ai.

Në fund, ai thotë se është krijuar përshtypja se ndërkombëtarët po duan ta viktimizojnë Kosovën dhe pavarësinë e saj për ta nxjerrë nga kthetrat ruse Serbinë.

“Serbia po kërkon parreshtur luftë me Kosovën. Dhe, të gjitha këto po shikohen me syze nga ndërkombëtarët. Pas luftës Kosova ishte dhe ka mbetur shteti më properëndimor dhe proamerikan në botë. Por, në kohën e fundit sikur kjo është zvetnuar, sikur ekziston ndjenja të populli i Kosovës, se ndërkombëtaret po dëshirojnë më e viktimizuar Kosovën dhe pavarësinë e saj, për ta nxjerrë nga kthetrat ruse Serbinë. Kjo duket të jetë e pamundshme kur dihet për marrëdhëniet vëllazërore të Rusisë dhe të Serbisë. Edhe po të ishte ashtu nuk është e drejtë morale që Kosova të lihet në baltë, kur dihet se Amerika dhe BE-ja ishin sponzor të pavarësisë. Kosova i ka vu sanksione Rusisë pas ndërhyrjës ushtarake në Ukrainë. Kosova ka pranuar refugjatët e Afganistanit, e shumçka tjetër. Është e rrugës që të bashkëpunohet dhe koordinohet me Kosovën, e jo t’i bëhet gjithë ky presion për një Serbi, e cila nuk është liruar nga politikat e gjenocidit ndaj shqiptarëve”, përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat