Vuçiq me deklaratë të papritur se është gati të vdes, analisti i reagon “ashpër”: Duhet intervenim që të ndalet “Putini i vogël”

Politika

Vuçiq me deklaratë të papritur se është gati të vdes, analisti i reagon “ashpër”: Duhet intervenim që të ndalet “Putini i vogël”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 5 qershor 2023 Në ora: 22:52
Aleksander Vuciq

Situata në mes të Kosovës dhe Serbisë është qetësuar, mirëpo protestat në veri të Kosovës vazhdojnë ende.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se, është i gatshëm të organizojë takim të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por, sipas bllokut, për diçka të tillë duhet krijuar kushtet.

“Natyrisht, ne jemi gjithmonë të gatshëm të jemi mikpritës të takimit në nivel të lartë, në kuadër të dialogut mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, kur të ketë kushte, dhe kur të dy ata të pajtohen për diçka të tillë. Por, në këtë fazë, gjëja më e rëndësishme është që të ulen tensionet në terren dhe të ndërmerren hapa konkretë. Dhe pikërisht për këtë, ne e kemi të dërguarin e posaçëm të BE-së [Mirosllav] Lajçak. Ai pasi të jetë në Prishtinë dhe Beograd, do të raportojë te Përfaqësuesi i Lartë, [Josep] Borrell, e Përfaqësuesi i Lartë do t'i njoftojë vendet anëtare, për të vendosur për hapat e mëtejmë”,  ka thënë Stano.

Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitojnë të hënën Kosovën dhe të martën Serbinë, me qëllim të uljes së tensioneve të ditëve të fundit në veri të Kosovës.

“Ata shkojnë për të vazhduar punën në zbatimin e thirrjeve evropiane dhe amerikane për Kosovën dhe Serbinë që të ulin menjëherë tensionet dhe të ndërmarrin hapa për zgjidhje të qëndrueshme. E platforma për këtë zgjidhje të qëndrueshme është gjithsesi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë mes tjerash Stano.

Analisti politik, Skënder Mulliqi, thotë se nëse Evropa dhe Amerikan kanë pritur që Vuçiq të reformohet së bashku me Serbinë, atëherë janë mashtruar.

Sipas Mulliqit, Vuçiq po vazhdon një politikë putiniste dhe millosheviqiane dhe e kërcënon Kosovën në veri.

“Nëse Evropa dhe Amerika kanë pritur që radikali, Aleksandër Vuçiq do të reformohet së bashku me Serbinë, janë mashtruar. Janë mashtruar se më Vuçiqin arrihet paqja në rajon. Kanë harruar perëndimorët se Serbia kurrë zyrtarisht se ka dënuar invazionin e Rusisë në Ukrainë. Kurrë nuk i kanë dënuar politikat e Putinit. Serbia edhe në këto 30 vitet e tranzicionit nuk është liruar nga rusofilizmi. Të gjithë udhëheqësit e Serbisë kanë qenë në një valë me politikat e Rusisë, deri te Vuçiq dhe Dodik. Pasojat e kësaj politike agresive kanë qenë luftërat në ish-Jugosllavi, e cila la pas veti më mijëra të vrarë dhe shumë dëme materiale. Këtë politikë putiniste dhe millosheviqiane po e vazhdon edhe Vuçiqi, i cili përditë po e kërcënon në veri, Kosovën me luftë. Po shihet qartazi së herë do kur bota perëndimore do të nevojitet të intervenon ushtarakisht për ta ndalë Putinin”, shprehet Mulliqi.

Image
Skënder Mulliqi

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq dhe një pjesë të bashkëpunëtorëve të saj ta se është gati të vdesë por nuk e dorëzon pushtetin pa pasur zgjedhje.

“Të gjitha zgjedhjet do t’i bëj, jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam frikë fare! Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por atyre nuk do t’u dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjedhje”, ka thënë Vuçiq gjatë mbledhjes.

Mediat serbe, thonë se të enjten, në seancën e Qeverisë në të cilën ishte ftuar, Vuçiq do të shpallë një vendim të rëndësishëm që do të përcaktojë të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të tij, duke përmendur edhe ndryshimin e qeverisë.

Ndërkohë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje pas protestave të shumta që kanë përfshirë vendin. Brnabiq, deklaroi se Vuçiq e ka rezervuar dorëheqjen e saj. Por sipas saj nëse Vuçiç ndryshon mendje, ata janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

Mulliqi thotë se “Putinit të vogël” po i luhatet karrigia.

Sipas tij, udhëheqësit shovenist serbë me shekuj e kanë edukuar keq popullin serb.

“Putinit të vogël serb është duke iu luhatur shumë karrigia nga protestat e mëdha që po organizohen nga opozita në Serbi. Me hatër apo me zor Serbia do të heq dorë nga politikat e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Udhëheqësit shovenist serbë, me shekuj e kanë edukuar keq popullin serb, kundër të gjithë popujve që nuk janë serbë, e veçmas kundër shqiptarëve. Nuk e kanë edukuar këtë popull apo e ka në gjenetik jo moralin, dijen, drejtësinë, dialogun dhe demokracinë. Populli serb po të mendonte ndryshe nga udhëheqësit e tyre politikë, fetar e kulturor, nuk do të kishte përkrahur invazionin e Rusise mbi Ukrainën sovrane. Nuk do të kishte përkrahur gjithashtu as politikat luftënxitëse të shekullit të kaluar në rajon. Nuk do të kishte përkrahur gjithë këtë agresivitet të Vuçiqit ndaj Kosovës dhe në përgjithësi ndaj shqiptarëve. Serbët nuk janë liruar nga fashizmi dhe politikat e tyre të miteve për Kosovën. Serbia ka mbetur ajo e cila për sherrin e saj ndodhën dy luftërat botërore”, shton Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat