Eksperti paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë, kjo është arsyeja

Politika

Eksperti paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë, kjo është arsyeja

Nga: P.Rudi Më: 6 qershor 2023 Në ora: 08:07
Albin Kurti, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

Duke komentuar zhvillimet në veri të Kosovës, eksperti i sigurisë Drizan Shala thotë se në aspektin politik, qeveria e Kosovës gaboi në marrjen e vendimeve, duke mos u koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në fushën politike, ku është konstatuar që kemi gabuar me marrjen e veprime politike pa koordinim dhe subkordnim me SHBA, e cila pastaj reagoi duke na “edukuar” se si nuk do të duhej të marrim veprime të njëanshme që shkaktojnë konfuzion në një proces vendimmarrëse të Kosovës që ka hyrë”, thotë Shala.

E në aspektin e sigurisë, sipas Shalës policia e Kosovës veproi drejtë dhe në mënyrë efikase.

“Në fushën e sigurisë mund të nxjerrim një përfundim që policia ka vepruar drejtë dhe në proporcion me rrezikun që iu është kanosur jeta, por edhe institucionet në fjalë”, shprehet Shala.

Më tej, Shala paralajmëron zgjedhje të reja në nivel vendi.

Image
Eksperti i sigurisë Drizan Shala

“Kosova duhet të hy në proces zgjedhor të ri në katër komuna, por që pas këtij procesi të hymë edhe në një cikël të ri parazgjedhor në nivel vendi për të ndëshkuar veprimet amatoreske të qeverisë aktuale në raport më gjitha nivelet”.

Eksperti Shala thekson se trazirat në veri dëshmuan se rreziku për ndarjen e Kosovës nuk ka kaluar.

“Sepse projeksionet dëshmuan që potencial për ri-definim të kufijve do të ndihmonte që të marr epilog të drejtë ndarja kufitare mbi bazën etnike duke përjashtuar konfliktet brenda shteteve të modeleve multietnike që janë duke dështuar”, deklaron Shala.

“Trazirat në veri ka në vetvete disa skenarësh duke filluar nga mbajtja në proces status qou veriun për të shpëtuar ndikimin e RKS në veri, ndërsa në anën tjetër ky veprim ka ndikuar që të shpëtohej rënia e Vuçiqi nga "perandoria kriminale e tij"”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat