Abdixhiku:  Përplasja me miqtë, devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata

Politika

Abdixhiku:  Përplasja me miqtë, devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 14:31
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Nicholas Abbott.

Në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e tensionuar në veri të vendit.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Abbott për qëndrimin e LDK-së për tensionet në veri.

"Nevoja që në momente të tensioneve e provokimeve nga Serbia, ecja e përbashkët me aleat për të përballuar një krizë është domosdoshmëri. Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj; përplasja me ta është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata"-shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat