Mërgata Shqiptare në Botë i dërgon letër Shtëpisë së Bardhë dhe BE-së

Politika

Mërgata Shqiptare në Botë i dërgon letër Shtëpisë së Bardhë dhe BE-së

Nga: N. Shaqiri Më: 9 qershor 2023 Në ora: 23:18
Shtëpia e Bardhë

Bahri Ramadani nga Mërgata Shqiptare në Botë, pas tensioneve në veri të Kosovës e ka nisur një letër në Shtëpinë e Bardhë, drejtuar sekretarit Blinken dhe Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ramadani për gazetën “Bota sot”, ka zbardhë këtë letër në të cilën thuhet se, Mërgata Shqiptare në Botë edhe më parë i ka dërguar shkrime  për shqetësimet dhe për ngjarjet që po përcjellin popullin dhe shtetin e Kosovës , sepse, sipas tyre, mërgimtarët janë nga këto troje.

“Ndihemi të shqetësuar, njëherit dhe përgjegjës, për të vepruar në të mirë të shtetit me format, të cilat janë me frytëdhënëse. Kosova mbi dy dekada në liri dhe nga 2008 shtet i pavarur eovran, e pranuar nga mbi 115 shtete të Botës si dhe me verdiktin e gjykatës ndërkombëtare e vërtetuar se, pavarësimi i Kosovës s’bie ndesh me konventat dhe parimet ndërkombëtare mbi të drejtat e një populli për pavarësi dhe liri. Ecuria e shtetit të Kosovës , ishte më shumë situata të dhimbshme që nga vera e vitit 2000, kur popullata shqiptare  dëbohet nga veriu i Mitrovicës nga serbët dhe nën ndihmën e përkujdesjen e KFOR-it francez, si dhe përfaqësuesit shqiptarë me reputacion, duke ndaluar që populli mos të kthehet në shtëpitë e tyre për të jetuar”, thuhet në këtë letër.

Ramadani tregon se letër tutje thueht se, kjo pjesë e territorit të Republikës së Kosovës u shndërrua në një zonë ku mbizotëronte çdo gjë jashtëligjore dhe e pa vëzhguar nga organet sovrane të Republikës së Kosovës, sepse qasja e tyre iu është pamundësuar nga faktori ndërkombëtar vetëm për të ruajtur një “qetësi”, por duke u shfrytëzuar nga grupe krimo-mafioze të dirigjuara nga Serbia për të lulëzuar biznese të jashtëligjshme.

“Kjo situatë vazhdoi edhe pas 2008, por me intezitet të rritur për të penguar shtrirjen e ligjëshmërisë edhe në atë pjesë të Kosovës, edhe këtu duhet cekur se faktori i mbrendëshem përgjegjës i Kosovës, me keqardhje e themi se, ishin të vetëliruar për veprimet kushtetutare për shtrirje sovraniteti në atë pjesë, sepse ishin të joshur tejmase për përfitime  materiale jashtëligjore si dhe fuqizime grupore për të qëndruar në pozita të paprekshme, prandaj dhe mbajnë përgjegjēsi për krijim hapësire që grupet krimo-mafioze serbe të dirigjuara nga Beogradi për të ngulfatur sovranitetin e Republikës së Kosovës në pjesën veriore. Është tejet shqetësuese për Mërgatën Shqiptare në Botë këmbëngultësia e Vuçiqit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, për këtë ne u kemi shkruar edhe më parë, por po e cekim përsëri se kërkesa e tillë , s’është se serbët në Republikën e Kosovës s`i gëzojnë të drejtat e tyre, por është që asociacioni të jetë një kancer, i cili dalëngadalë do e dëmtojë jashtë mase ecurinë dhe zhvillimin e një shteti të ri ligjor, prandaj është i papranueshëm asociacioni njëetnik, sepse bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje aty.

Sipas tij, zhvillimet e fundit vetëm sa vërtetojnë vazhdimësinë e veprimeve të bandave të rrezikshme të dirigjuara nga Vuçiqi për destabilizimin e rajonit, sepse ky është i mbështetur nga Putini, por për habi, njëherit edhe shqetësuese, se BE dhe SHBA bëjnë një përkëdhelje të Serbisë, duke tentuar për bindshmëri të saj për orientimin drejt BE, ndoshta dhe kjo e ka bërë edhe më vepruese në sjellje destabilizuese.

“Çdo veprim ligjërisht i organeve kompetente të Kosoves për shtrirje të sovranitetit në çdo pjesë të Republikës së Kosovës për Mërgatën Shqiptare në Botë është e pranueshme, prandaj kemi bindjen se BE dhe SHBA kanë qëllimin e tillë, sepse vetëm me sovranitet mbrohen vlerat e shtetit dhe liria e popullit. Situatën në veriun e Mitrovicës po e diktojnë grupet krimo-mafioze të dërguara nga Vuçiqi, këtë konstatim e mbulojnë veprimet e fundit të cilat me përdorimin e forcës, shkopij gome, shufra metali dhe gjësende të forta, duke i përdorur kundër forcave të rendit, gazetarëve por edhe kundër ushtarëve të KFOR-it, çka është tërësisht e paparanueshme. Kërkesat e atyre që përdorën mjetet e lartcekura ishin: largimi i forcave speciale të Republikës së Kosovës, largimin e kryetarëve të zgjedhur legjitim nga objektet e kuvendeve si dhe kthimin e atyre kryetarëve dhe punonjësve që me vetëdeshirë janë larguar nga institucionet komunale, por ajo çka është brengosëse se, të njëjtat kërkesa janë dërguar institucioneve te Kosovës edhe nga figura me shumë peshë në BE dhe SHBA, dhe kjo vetëm sa i bën edhe më veprues grupet krimo-mafioze në veri të Kosovës”.

“Mërgata Shqiptare ne Botë është e interesuar për jetësim të ligjëshmërisë në Republikën e Kosovës në tërë territorin e saj sovran, njëherit me bindëshmeri për një bashkëveprim të BE dhe SHBA që të bëjnë përgjegjës agresorin, Serbinë, udhëheqësit e saj për çdo veprim që destabilizon rajonin, sepse trysnia ndaj viktimës s`do jetë frenim i agresorit, por e kundërta , vetëm sa do jenë më agresivë. Është domosdoshmëri demokratizimi i Serbisë, sepse kjo udhëheqësi është trashigimi i kasapit të Ballkanit Millosheviq, e cila s`do levizë nga koncepti për Botën Serbe, duke u mbështetur nga Rusia. Deklaratat e Vuçiqit janë të qarta sa i përket integrimit të Serbisë në BE, lidhshmëria me Putinin s`i jep hapësirë dhe as të drejtë që Serbia të integrohet në organizatat Euroatlantike, prandaj një demokratizim do të ndryshojë vetë Serbinë dhe do të japin shpresë stabiliteti të rajonit në tërësi. Mërgata Shqiptare kërkon nga politikat e brendshme të saj dhe faktorit ndërkombëtar veçmas nga SHBA, që ta zbatojë në përpikmëri ligjëshmërinë sipas Kushtetutës se Kosovës si organi më i lartë i shtetit të Kosoves dhe njëkohësisht të kërkojë Reciprocitet nga të dy palët për zgjidhjen e drejtë të çështjës se dy shteteve, që tani janë të barabarta si dy shtete sovrane dhe të pavarura ndërkombëtarisht, si Serbia ashtu edhe Kosova”, thuhet tutje në letër.

Mënyra më e mirë për të shkuar proceset pilitike mirë dhe drejtë, sipas Mërgatës Shqiptare është vetëm reciprociteti në të gjitha rrafshet politike e diplomatike.

“Çdo përpjekje tjetër, proceset vetëm sa do t`i vonojë dhe zgjidhjet mbesin të pazgjidhura por edhe të rrezikshme, për vetë dy shtetet Kosovë-Serbi edhe në tërë rajonin, ku këtu bën pjesë edhe vet Europa. Reciprociteti është forma më e mirë dhe me e drejtë politikisht dhe juridikisht. Kosova këtë e ka kërkuar qysh kur është formuar Qeveria e Albin Kurtit dhe se nuk ka rrugë tjetër. Përpjekje tjetër për stabilizimin e gjendjës politike mes Serbisë dhe Kosovës është e pamundur dhe jo e pranueshme. Mërgata Shqiptare në Botë shpreson dhe uron që në këto procese politike, ndërshtetërore, sidomos në këtë nivel të civilizimit pēr tē triumfuar, në shprehje duhet të vijë drejtësia, profesionalizmi dhe objektivizmi”, përfundon Ramadani në letrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat