Halil Geci: Vetëm kështu merr fund fushata ruso-serbe – Vjosa e Albini të përgatitën për...

Politika

Halil Geci: Vetëm kështu merr fund fushata ruso-serbe – Vjosa e Albini të përgatitën për...

Nga: N. Sh. Më: 27 maj 2024 Në ora: 16:52
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet të përgatitet për mbrojtje të atdheut.

Ai thotë se, sa herë që Serbia ngritet në këmbë dhe e kërcënon Kosovën, e cila armatoset nga të gjitha anët dhe modernizon armatik duke rrethuar Kosovën, edhe në Kosovë kërkohen protesta e rrëzim të Qeverisë.

Sipas tij, opozita kërkon zgjedhje të reja dhe i shajnë institucionet tona të dala nga vota e popullit me mbi 51% të votës shqiptare, duke shtuar se po bëhet krah goxha i fortë i Serbisë.

“Me sa shihet, konflikti i Serbisë me Kosovën duket se do të jetë i pashmangshëm. Se kur dhe në cilën fazë do të ndodhë, atë e cakton dhe e vlerëson Rusia. Ajo që dihet dhe që shihet, është se Serbia sot e ka rrethuar Kosovën, njësoj si dikur Sarajevën, para se ta pushtonte, blen armatim nga të gjitha anët, së fundi ka kontraktuar për blerje edhe 12 super aeroplanë luftarakë francezë”, potencon ai.

Sipas tij, Serbia armatosët e Kosova po ndërton përmendore duke i mbushur sheshet me buste të heronjve.

“Serbia pritet të inskenojë situata për të gjetur shkas për ndërhyrje, kinse për t'i mbrojtur qytetarët serbë nga agresioni i paqenë i Kosovës. Se si do të zhvillohen ngjarjet, mbetet tutje të shihet”, thekson ai.

Sipas tij, perëndimorët kanë parë ëndrra me sy të hapur duke menduar se Serbia e lë Rusinë për perëndimin, duke e sanksionuar Kosovën dhe duke e përkëdhelur Serbinë.

“Ky ka qenë nënçmim i skajshëm që Serbia i bënte Perëndimit. Perëndimi nëse do që Serbisë dhe Rusisë t’ua ndalë hovin, Kosovës duhet urgjentisht t’ia hapë derën në NATO dhe fushata ruso-serbe merr fund”, përfundon veprimtari Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat