Publicisti nga Gjermania bën thirrjen: Ja pse Kosovës i duhet koalicioni LVV-LDK

Politika

Publicisti nga Gjermania bën thirrjen: Ja pse Kosovës i duhet koalicioni LVV-LDK

Nga: H.O. Më: 20 mars 2025 Në ora: 19:31
Albin Kurti/ Lumir Abdixhiku

Ende nuk janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur me datnë 9 shkurt. Fillimisht vonoj numërimi i votave e më pas dolën disa parregullsi që vështirësuan finalizimin e këtij procesi.

Këtë ҫështje e ka komentuar publicisti dhe veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj. Ai thotë se, shpreh keqardhje për përfoljet, lidhur me bartjen e votave nga njëri subjekt, tek tjetri apo brenda të njëjtit subjekt. Kemi mirëpritur vendimin e KQZ se numërimi i votave do të bëhet në Qendrat e Votimit, si për subjektet, ashtu edhe për deputetët, me mbikëqyrjen e komisioneve partiake, me një transparencë që nuk lënë asnjë dilemë për ndryshim të adresimit të votës të subjektit politik apo të deputetit.

“Lanësimi i dyshimit është shqetësues dhe uroj të mos kalojë përtej dyshimit! Shtrohet pyetja: Kaq i kushtueshëm është aparatura e numërimit elektronik, në raport me pagesën e qindra komisionerëve, kuadrit teknik dhe mbikëqyrës, për një muaj radhazi?! Përtej një muaji vazhdon të dominojë pyetje mbizotëruese, e shprehur edhe në mënyrën dëshirore: "A mund të kemi një qeveri të re LVV-LDK? Pse, pikërisht, lakohet kjo pritje, si e vetmja zgjidhje aktuale, e pranueshme nga shumësia e shqiptarëve, për rrethanat, udhëkryqin që ndodhet Kosova? Sepse, realisht nuk ka hapësirë për të bërë një zgjidhje të dytë të pranueshme për interesat e Kosovës”, vlerëson ai.

Zeqiraj thotë se, shqiptarët, në përgjithësi, populli i Kosovës, në veçanti, ka pritur reflektimin e partive, dikur të koalicionuara në PAN.

Image
Idriz Zeqiraj

“Këto subjekte politike, të lindura nga mitra e përgjakur e LPK-së, me eksponentët kryesorë të saj, tashmë, të konfirmuar si agjentë të trefishtë: Sigurimit sekret shqiptar - SHIK dhe SHISH; UDB-së dhe BIA serbe: DGSE franceze, pa përjashtuar Shërbime të tjera Informative, zgjodhën metodën fashizoide të partizanëve të Enver Hoxhës, vrasjen e kundërshtarëve politikë: para, gjatë dhe pas luftës, për ta marrë dhe mbajtur pushtetin, përdhunshëm e përgjakshëm, madje pa zgjedhur mjetet!

Krimet e eksponentëve të LPK-së së djeshme, të PAN-it të sotëm, përkatësisht, të PDK-AAK-NISMA, janë faktuar nga Gjykata vendore dhe ajo ndërkombëtare. Por, ndëshkimi, asnjëherë dhe në asnjë rast, nuk ka qenë real, meritor, në raport me krimet numerike e sadiste. Janë ekzekutuar djem dhe burra atdhetarë të dëshmuar, të cilët bënë paqen dhe luftën, si parti, LDK, dhe forcë e organizuar veprimtare e luftarake. Qindra shtatore dhe memoriale përkujtimore të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro dhe veprimtarë të LDK-së; gazetarë e korrespondentë të luftës; kuadro e veprimtarë të hershëm të LPK-së; aktivistë dhe ushtarë të vijës rugoviane, janë dëshmi e krimeve makabre, të bëra nga disa "komandantë" kundërshtarë, me bandat e tyre”, tha ai.

Publicisti thotë ndër të tjera për ‘Bota sot’ se, edhe pas një çerek-shekulli, këta "komandantë", eksponentë të partive të PAN-it, nuk kanë shprehur asnjë pendesë, për krimet, tashmë, të konfirmuara. ‘Përkundër, ata synojnë rikthimin e dhunshëm në pushtet, edhe pse populli i Kosovës, me votën e tij demokratike, sërishmi, i ndëshkoi, i refuzoi bindshëm. Burimet e klientelës së tyre elektorale janë rrast të dyshimta: 80 mijë nëpunës shtetërorë; 30 mijë anëtarë të SHIK-ut; 42.500 "veteranë" të rrejshëm, shto këtu edhe votat e familjarëve, farefisnisë dhe të miqasisë së tyre, i mbajnë brenda kuotës të pragut zgjedhor’.

“Shikoni listat e kandidatëve për deputetë të PAN-it, sidomos, brenda rreshtimit numërorë 20! Me krime nëpër këmbë nuk ka ecje të shpenguar, drejtë progresit, Evropës. Njerëzit e shantazhuar, me dosje aktive dhe obligime karshi Axhensive Informative të huaja, armike të Kosovës, janë të rrezikshëm për vendin dhe, assesi, nuk duhet të ngritën në poste vendimmarrëse. Kujtoni vizionarin urtak, Rugovë, refuzimin e Hashimit për kryeministër apo ministër, sepse e konsideronte rrezik potencial për Kosovën, ngaqë e dinte ku "kulloste" ai! Larg qoftë, marrja në koalicion të cilido subjekt të PAN-it: PDK-AKK-NISMA, nga LVV, do të ishte nonsens i madh për Vetëvendosjen, si dhe një provokim i rëndë për popullin e Kosovës dhe shqiptarët e përbotshëm. E trishtme do të ishte, sidomos, për shumë qindra familje, viktima të "komandantëve" të PAN-it, me bandat e tyre vrastare”, thotë ai.

Për analistin Zeqiraj, kushtëzimet në demokraci, në shtetin me pluralizëm partiak, realisht, nuk duhej të kishte.

“Por, ajo që i ka ndodhur Kosovës, përgjakja ndërshqiptare, pa luftë civile, qytetare, është unike, edhe përtej hapësirave Ballkanike. Andaj, duke pasur një partner të pakriminalizuar, siç është LDK-ja, Albin Kurti dhe Vetëvendosje e tij, duhet t`i ofrojë bashkëqeverisje, duke përmbushur dëshirën e shqiptarëve dhe sugjerimin e ndërkombëtarëve, për ta kompozuar Qeverinë në pritje. LVV duhet t`i përmbahet vendimit se Opozita e Bashkuar PAN, nuk duhet lejuar ta përvetësojë fitoren e saj, për ta qeverisur Kosovën. Njëherësh, duhet të përcaktohet, prerazi, për bashkëqeverisjen me LDK-në. Pa mëdyshje, kjo do të ishte qeverisja më e mirë dhe me duar të pastra.

Propaganda e organizuar e Baton Haxhiut, me lukuninë e tij lehaqene të argatëve të tij, po agjitojnë për ta demoralizuar LDK-në, duke ia kuajtuar koalicionin e Qeverisë Kurti-1, nuk ka funksionuar, gjoja, për fajin e LVV. Këtë çështje e kemi trajtuar dhe sqaruar, deri në shterrim. Koalicionin e ka prishur Thaçi me Grenell, Vuçiq, Rama, Mustafa. Dhe, këtë e konfirmon Arben Gashi, se "Grenell na dha një javë afat, për ta prishur Koalicionin me LVV". Edhe Isa Mustafa thotë se "unë e prisha koalicionin me LVV!". Por, Isa nuk ka qenë asnjëherë anëtar i LDK-së. Ai ishte katapultuar në krye të partisë së Rugovës, nga Hashimi. Madje edhe ministrat kryesorë, ia kishte ofruar ai. Pra, kjo nuk përbënë asnjë pengesë, për ta bërë koalicionin aktual LVV-LDK”, vlerëson Zeqiraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat