Paralajmërimi për LDK-në: Lumir Abdixhiku ta bëjë këtë, ndryshe në zgjedhjet lokale e pret...

Politika

Paralajmërimi për LDK-në: Lumir Abdixhiku ta bëjë këtë, ndryshe në zgjedhjet lokale e pret...

Nga: P.R Më: 24 mars 2025 Në ora: 20:21
Lumir Abdixhiku

Kohëve të fundit, në LDK ka shpërthyer një debat i ashpër, pasi kjo e fundit doli e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit, ani pse kishte rritje më shumë se 70 mijë vota për dallim nga zgjedhjet e vitit 2021, kur kishte marr vetëm 12% të votavë duke shënuar rezultatin më të keq në historinë e saj.

E krejt ky debat ka bërë që politikanë, gazetarë e analistë te merren pothuajse vetëm me LDK-në, ani pse fituese doli Vetëvendosje dhe e dyta Partia Demokratike e Kosovës.

Krejt kjo po ndodhë për një arsye sipas analistit dhe publicistit Skënder Zogaj.

"Një fjalë e urtë dhe e meçme popullore thotë "Sa më i mirë dhe sa më i zoti që është kali, aq më shumë pluhur ngritët pas vrapit të tij!" Prandaj kështu qëndron puna edhe me LDK-n, vrapi madhështor i së cilës, si partia e parë demokratike në Ballkanin paskomunist,  dhe si partia kryesore e mposhtjes së okupimit serb dhe e lirisë dhe e pavarësisë, ka arsye të plotë që të jetë objekt i debateve të shumta dhe të zëshme!  Kjo edhe për faktin se është me rol jetik në përcaktimin e fatit historik të shqiptarëve të Kosovës!", thotë Zogaj.

Sipas tij, rezultati i 9 shkurtit është zhgënjyes për LDK-në.

Image
Skënder Zogaj

"Këtë veçanti të LDK-s po me dëshmon edhe shqetësimi i madh që është duke u shprehur pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ku LDK-ja doli me rezultat zhgënjyes, madje tepër zhgënjyes, sidomos kur, dëgjohen zëra që mundohen të mos e pranojnë dështimin! A ka gjë më të dhimbshme dhe më trishtuese që LDK-ja të jetë e treta dhe të mos i ketë as 20 përqind të votave! Vallë vetëm kaq janë demokratët Rugovian në Kosovë! Jooo! Assesi! Nuk është hiç e vërtetë! Por, e vërteta është se, elektorati i LDK-së po flet  dhe po tregon diçka, që nuk guxon të mos dëgjohet dhe të mos debatohet! Pra, nuk po sulmohet LDK-ja, por po diskutohet rezultati i dobët, që nuk ndodhi kotnasikoti dhe që tregon se ka diku një fajtor!?!", shton Zogaj.

Por pse tani askush nuk flet për PDK-në, por pothuajse të gjithë po merren vetëm me LDK-në?

"Këtu nuk ka vend për krahasime ndërpartiake, sepse, gjithkush e ka shtëpinë e vet dhe hallet e veta, prandaj anëtarësia e LDK-së, po merret me hallët e veta dhe kjo, është për tu përshëndetur! Ata që mendojnë se LDK-ja duhet flas për hallet e partive tjera, ose janë të verbër ose po shtirrën të tillë, sepse, nuk ia duan të mirën partisë së vet!  Është e marrëzishme lukunia që iu ka turrur Avdullah Hotit, i cili nuk ka sulmu askënd por po kërkon llogari, shqyrtim, analizë, po kërkon që të ndahet shapi prej sheqeri dhe të evitohen dobësitë që janë të thella, sepse është miopi urithore nëse dikush rezultatin zgjedhor prej 17 përqind e konsideron fitore! Të këtillët janë mashtrues, janë "mishi i egër" brenda LDK-së, janë dergja!", nënvizon Zogaj.

Më tej, Zogaj deklaron se LDK duhet të reflektojë pas rezultatit në zgjedhjet e 9 shkurtit.

"LDK-ja duhet të reflektoj dhe bash të gjuthë anëtarët e Kryesisë qendrore duhet të kuptojnë se janë fajtorë dhe, nëse nuk e ulin kokën dhe kërkojnë falje, më mirë e kanë të ikin dhe të mos presin që të flaken nga partia! Kokoritjet degjenerike të disa teveqelëve dhe lëneshave të importuara, kësaj here  anëtarësia e vërtetë partiake nuk i kapërcen lehtë! Kryetari Abdixhiku duhet menjëherë ashtu siç i ka emëruar ca "gërdhënja" , edhe ti pastrojë menjëherë, sepse, janë afër zgjedhjet lokale, të cilat po nuk u ndërmorën hapa konkret, i pret  thellim i humbjes!", përfundon analisti Skënder Zogaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat