Deputetët dështuan për herë të gjashtë radhazi në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin.
Procesi ka ngecur pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit.
Albulena Haxhiu, për herë të katërt, i mori vetëm 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t'u zgjidhur.
Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate meritore.
Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 27 prill në orën 10:00.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur publicisti Skënder Zogaj.
Ai thotë se ishte e pritshme të dështojë edhe seanca e gjashtë e Kuvendit, pasi nga të zgjedhurit janë duke u merr me teke të veta personale.

Sipas tij, është e papranueshme që Kosova të vjen në këtë shkallë të degjenerimit nga 101 të zgjedhurit e popullit.
“Dështimi është paraprakisht i ditur dhe krejtësisht i pritur, sepse Kosova është duke e përjetuar epokën më të shëmtuar të historisë, që po ia gatuajnë bijtë dhe bijat e saja, burrat dhe gratë e dalur sojit, të pabesë dhe të pandershëm që, për ca teke banale personale po guxojnë me u tall me dy milion banorë: nga të cilët gjysma të degëdisur udhëve të botës dhe gjysma tjetër, me shpirtëra karbonizuar, po shohin e përjetojnë kaosin e pabesueshëm, që ia kalon kohës më të egër të robërisë serbe!
Është e pabesueshme se deri në çfarë shkalle kanë degjeneruar 110 të zgjedhurit e popullit që, kaq barbarisht sillen dhe refuzojnë rë ndërtojnë institucionet e shtetit! Kush janë këta njerëz?
Me keqardhje më duhet ta them se të zgjedhurve aktualë nuk u intereson Kosova, prandaj, ishte e pritshme që për herë të gjashtë të dështojë takimi”, u shpreh ai.
Tutje publicisti shpjegon se faji është i të gjithëve mirëpo shpreson që takimi i radhës do të ndryshojë dhe të përfundoj për të mirën e Kosovës.
“Deklaratat e grupeve parlamentare po theksojnë emra të përvetshëm si përçarës, mirëpo, nuk është e vërtetë, përçarja është kolektive, sepse po të ishte ndryshe, do të gjykohej situata dhe do të merreshin vendime për dalje nga gjendja e krijuar, që po bëhet për librin e Ginesit, për fatin e keq, shenjë turpi, që po shkon në favor të armiqëve tanë të cilët e kanë thënë se "shqiptarët nuk janë të denjë për të bërë shtet" madje na kanë quajtur "njerëz me bishta" !
Do të dua të dëshiroj dhe të shpresoj që takimi i radhës do të ndryshojë dhe të përfundoj kjo e keqe e madhe dhe e pamerituar për Kosovën”, përfundoi publicisti Zogaj për “Bota sot”.