Deklaratat e Arsenijeviçit nën dyshime për bashkërendim me Beogradin

Politika

Deklaratat e Arsenijeviçit nën dyshime për bashkërendim me Beogradin

Nga: A.M. Më: 12 maj 2025 Në ora: 20:47
Aleksandër Arsenijeviç

Aleksandër Arsenijeviç, udhëheqësi i partisë “Demokracia Serbe”, ka propozuar krijimin e një nisme të re të quajtur “Roja e Lagjes”.

 Ai ka njoftuar se së shpejti do të nisë organizimi për themelimin e kësaj strukture, e cila do të përfshijë ekipe nëpër rrugë dhe lagje, ndarje të detyrave dhe të kontakteve, si dhe trajnime për identifikimin dhe raportimin e rreziqeve.

Lidhur me këto deklarata të Arsenijeviçit, për gazetën “Bota Sot” ka folur eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Ai ka shprehur dyshime se këto deklarata janë bërë në koordinim të plotë me Beogradin zyrtar.

Image
Bedri Elezi

 “Është shumë e qartë se politikani serb Arsenijeviç që është në koordinim të plotë me Beogradin zyrtar në lidhje me aktivitetet e serbwve, lokal përkatësisht serbëve në komunat me shumicë të cilët vazhdimësi kanë qenë mund të angazhuar sa i përket çështjeve të sigurisë në atë pjesët duke vepruar në drejtime të ndryshme apo në çështje të ndryshme sa i përket jo sigurisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo iniciativë e Arsenijeviçit synon të cenojë sigurinë.

“Ne jemi dëshmitarë të asaj se çfarë kanë organizuar grupet terroriste dhe kriminale në veri të vendit të cilët pa dyshim se ishin mbështetura nga politikanët lokal apo dhe nga popullata asaj zone.  

Prandaj edhe kjo iniciativë apo edhe ky paralajmërim i politikanit të Arsenijeviç është thjeshtë një dëshmi se ky politikan dhe Beogradi zyrtar dhe strukturat tjera serbe në Kosovë veçanërisht në veri të Mitrovicës janë angazhuar në vazhdimësi të koordinuar  me Beogradin zyrtar dhe Moskën zyrtare për të kryer veprime apo për të organizuar aktivitete të cilat bien ndesh kodin penal të Kosovës apo Kushtetutenn e Kosovës, apo thënë më mirë aktivitetet të cilat cenojnë sigurinë.

Ky veprim apo paralajmërimet për krijimin e institucioneve paralele në kuadër të institucione të sigurisë nënkupton paralajmërimi jo sigurisë së Republikës së Kosovës sepse policia e Kosovës është mirë e strukturuar sa i përket organeve të sigurisë dhe se këto organe deri më tani kanë dëshmuar që janë të gatshme profesionale dhe kanë kapacitetet e nevojshme për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnik, grupet e interesit, bizneset apo edhe çështje të tjerë”, ka nënvizuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Elezi ka komentuar edhe deklaratat e Arsenijeviçit, sipas të cilave shqiptarët po kalojnë në pjesën veriore të Kosovës për të ngacmuar vajzat serbe, duke i cilësuar ato si inskenime.  

“Sa i përket shqetësimit konkret se gjoja të politikanit lokal serb se qytetarët shqiptarë kanë kaluar në zonën tjetër të veriut të Mitrovicës, dhe kanë kryer veprime siç është edhe ngacmimi seksual, janë të paqëndrueshme. Unë dyshoj se këto lloj aktivitete apo këto lloj veprime janë në koordinim dhe dyshojë që vetë politikanë si Arsenijeviç e të tjerë i nxisin vajzat e asaj pjese për dhënë deklarata pa ndonjë provë konkrete, ku eventualisht nëse do të ishte kryer një veprim i tillë personat kompetent do të ishin vendosur para përgjegjësisë atëherë mendoj që ka shumë mundësi që vajzat e rasteve të detyrohen të japin deklarata të ndryshme në policinë e Kosovës, sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me ngacmime seksuale apo veprime të tilla të tjera dhe së të njëjtat nuk arrin që dëshmojnë me prova apo edhe të dhëna të cilat më pas mund të vërtetohet nga policia Kosovës janë kryesisht informacione vërtetohet në mënyrë që arsyetohen edhe para faktori ndërkombëtar të vërtet ka ndonjë veprim konkret të qytetarëve pjesës tjetër të veriut edhe përkatësisht të pjesës së jugut të cilët të kalojnë në veri edhe kryejnë vepra për të cilat pretendon Arsenijeviç”, ka deklaruar Elezi.

Në fund, ai ka një thirrje për inistitucionet e Kosovës.      

“Prandaj, institucionet e Kosovës duhet të marrin seriozisht, të bëjnë matje të duhur të sjellin të gjitha të dhënat ku dëshmohet e kundërta e kësaj që ka folur Arsenijeviç dhe të pengohen krimi i mekanizmave të tjerë sigurisë së nga komuniteti serb nga zonat të ndryshme përfshirë edhe komunat me serbë sepse çdo institucion paralele i cili do të krijojnë nga mekanizma jo kompetentë do të shkaktonte probleme dhe provokime apo edhe tensione përkatësisht në komunat më shumicë serbe”, ka përfunduar Elezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat