Qeveri teknike apo zgjedhje të jashtëzakonshme? Analisti: Ja pse duhet të përfillet propozimi i Abdixhikut

Politika

Qeveri teknike apo zgjedhje të jashtëzakonshme? Analisti: Ja pse duhet të përfillet propozimi i Abdixhikut

Nga: M.L. Më: 9 qershor 2025 Në ora: 18:58
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar platformë konkrete prej 15 pikave sa i përket idesë për një Qeveri të Uniteti.

Abdixhiku të dielën ka bërë një postim në Facebook, ku ka thënë se duhen ndërmarr veprime urgjente.

“Vazhdoj të besoj se në këtë vend ekziston ende një vetëdije politike që ndjen përgjegjësi. Për njerëzit tanë. Për shtetin tonë. Për faktin se po kthehemi në shembull të pahijshëm – brenda dhe jashtë.

Vazhdoj ta përsëris thirrjen time drejt liderëve të VV-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s që t’i kthehen propozimit tim për një Qeveri të Unitetit. Ta vlerësojnë me kujdes”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka thënë se do të propozojë një agjendë 15 pikëshe bashkëpunimi për Qeverinë e Unitetit.

“Prandaj, gjatë kësaj jave, do të shkojë dhe një hap tutje. Pas finalizimit të konsultimeve të brendshme, do të dal me një Agjendë 15 pikëshe – një platformë konkrete bashkëpunimi për Qeverinë e Unitetit, të cilën do t’ua ofroj të gjitha partive politike, pa përjashtim. Shpresoj që të kuptohet qartë: uniteti sot nuk është luks – është domosdoshmëri”, është shprehur ai.

Kujtojmë se LDK-ja kohë më parë i ka thënë jo ftesës së kryetarit të LVV-së dhe kryeministrit Albin Kurti për një koalicion të përbashkët.

Ndërkaq, në një prononcim për gazetën “Bota sot” njohësi i çështjeve politike Nexhat Haziri ka thënë se LDK-ja është e vetmja nga partitë që ka dhënë propozim konkret për dalje nga kriza politike.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, një qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte e dobishme për shkak se do t’i trajtonte çështjet që janë me prioritet për vendin,

“Opsioni i LDK-së, është opsioni i vetëm që është dhënë nga partitë politike parlamentare për të dalë nga ngërçi politik. Pra një qeveri gjithëpërfshirëse  e cila do të kishte një mandat të kufizuar dhe një gjendje të caktuar të veprimit, që do të thotë të merrej me çështjet kryesore prioritare që ka vendi sot, dhe do ta përgatiste vendin për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbaheshin në vitin e ardhshëm ku edhe do ti përfundonte mandati presidentes aktuale znj. Osmani. Por siç shihet , VV-ja nuk është e gatshme për ta pranuar këtë opsion, pasi do me çdo kusht që ta bëjë qeverinë edhe tani kur shihet qartë se nuk ka vota të mjaftueshme e as partner te vullnetshëm nga partitë e ish opozitës që të jenë pjesë e një koalicioni qeveritar më Albin Kurtin. Skandalet e shumta të qeverisë në detyre, marrja e vendimeve të jashtëligjshme shpërfaqin një tendence për të vendos një lloj sistemi të autokracisë, gjë që partitë e opozitës së djeshme,  nuk po dëshirojnë që ta amnistojnë LVV dhe vet z. Kurti duke u bërë pjesë e një koalicioni qeveritare me të”, ka thënë Haziri për “Bota sot”.

Andaj , sipas tij nëse nuk ka një marrëveshje, për një qeveri gjithëpërfshirëse apo teknike si do që të quhet, mbetet si zgjidhje vetëm caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të dalë nga ky ngërç politik

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat