Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka nxitur diskutime të shumta në rrafshin juridik dhe politik.
Ky vendim ka përcaktuar 30 dite për të konstituar Kuvendin deputetet.
Përkundër plot 41 përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ende ta konstituojnë institucionin ligjvënës.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re.
E zgjidhje nuk arritën të sjellin as bisedimet e presidentes Osmani me liderët e partive politike.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.
Ai kritikon opozitën e cila në vazhdimsi po bllokojnë Kuvendin duke u shprehur se kjo situatë nuk është e drejtë dhe as e përgjegjshme.
“Ka hyrë muaji i pestë pas zgjedhjeve të 09 shkurtit dhe konstituimi i Kuvendit vahdon të mbetet i bllokuar për shkak të tradhtisë së deputetëve thaçistë. Në cilin vend të botës është mbledhur parlamenti dyzet herë për të zgjedhur kryetarin e vet dhe të ketë dështuar të dyzet herët? Një dukuri e tillë nuk ka ndodhur askund. Atëherë çfarë përfundimi del nga një situatë e tillë”, shprehet profesori.
Duke vazhduar tutje bisedën profesori thekson se shqiptarët, sipas tij, janë në një krizë të thellë shtetformimi dhe udhëhiqen nga figura të korruptuara e tradhtare, çka i bën të duken të paaftë dhe të qesharë në sytë e botës.
“Së-pari, ne, si shqiptarë, jemi bërë karagjozë në sytë e botës, e cila na tregon me gisht për paaftsinë tonë për të ndërtuar shtet. Shikoni Shqipërinë, ku për 12 vjet vazhdon sundimin trashëgimtari i diktaturës komuniste, i quajtur Edvin Rama, armiku i Republikës së Dardanisë, i cili, çdo katër vjet, organizon zgjedhje formale, dhe, përmes mënyrës djallëzore të “trenit bullgar”, i vjedh ato zgjedhje pa ia bërë syri tërt.
Së-dyti, populli dardan vazhdon të mbajë mbi shpatulla tradhtinë e gjatë Thaçi dhe të bandës së tij”, u shpreh ai.
Tutje, ai thotë që Republika e Dardanisë është ende e kapur nga opozita tradhtare e lidhur me Thaçin dhe Mustafën, e cila, sipas tij, vepron nën ndikimin dhe kontrollin e Serbisë.
“Së-treti, Republika e Dardanisë vazhdon të jetë nën diktatin e vullnetit të opozitës tradhtare të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.
Së-katërti, Serbia fashiste vazhdon të gazmojë për opozitën tradhtare thaçiste në Prishtinë, të cilën vazhdon ta ketë nën kontroll të plotë”, shtoi ai.
Në fund, profesori dëshiron të thotë se udhëheqësit aktualë të Republikës së Dardanisë po tregohen kokëfortë dhe të ndikuar nga opozita tradhtare, duke mos iu drejtuar popullit me zgjedhje të parakohshme, gjë që, sipas tij, pengon daljen në skenë të figurave të reja që respektojnë vullnetin e qytetarëve.
“Së-pesti, tre krerët udhëheqës të Republikës së Dardanisë - Presidentja, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit - kanë rënë pre e opozitës tradhtare dhe, me një kokëfortësi të pajustifikueshme, nuk marrin vendimin për shpërndarjen e Kuvendit dhe kalimin në zgjedhje të parakohshme, pra, duke iu drejtuar popullit për të thënë fjalën e vet. Zgjedhjet e parakohshme duheshin organizuar që pas dy-tre dështimeve të konstituimit të Kuvendit. Por në qoftë se kjo Treshe dyshon në përkrahjen e popullit, atëherë le të japë dorëheqjen, për të dalë në skenë figura të tjera politike, që e vlerësojnë lart vullnetin e popullit, i cili është në gjendje të bëjë mrekullira nëse politikanët e duan, e respektojnë dhe e vlerësojnë me dinjitet rolin e tij të pazëvendësueshëm për të vendosur për fatet e vendit”, përfundoi profesori Ymeri për “Bota sot”.