Rinumërimi në Mitrovicë/ Çka fshihet prapa këtyre manovrimeve fallse të PDK-së...?

Politika

Rinumërimi në Mitrovicë/ Çka fshihet prapa këtyre manovrimeve fallse të PDK-së...?

Nga: A.SH Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 12:21
Memli Krasniqi

Në Qendrën Komunale të Numërimit të Mitrovicës është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës.

Anëtari i kryesisë së Guxo, Kujtim Hajdaj, ka reaguar lidhur me procesin e verifikimit të rezultateve në Mitrovicën e Jugut, pas raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune.

Në një deklaratë për Bota Sot, ai tha se PDK po tenton të shmangë krizën e brendshme politike pas humbjes ndaj kandidatit të LVV-së, Faton Peci, më 9 nëntor.

Sipas tij, “manovrimet dhe skenat politike” të PDK-së po bëhen për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga problemet e brendshme të partisë.

“Duke e kundërshtuar humbjen e pastërt që e pësuan me 9 nëntor kundrejt kandidatit të LV, Faton Peci, me gjithë ato tentativa të manipulimit të procesit zgjedhor në Mitrovicën e Jugut..., PDK po do m'i ik krizës së brendshme politike që mund t'i kërcas në orët dhe ditët që do pasojnë.

Pra, krejt këto manovrime të natyrës hibride që PDK po i përdor në kordinim me mediumet e veta hibride dhe bandave të rrugës, kjo po bëhet për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga kriza e madhe që e ka kapluar përbrenda PDK-en.

Këso skena politike s'janë të parat që PDK i përdor në procese zgjedhore apo kriza tjera politike në Kosovë.., këto i njohim edhe më përpara, veqse sot e kanë marrë formën e hapur që ma përpara ishte e panjohur për opinionin publik në Kosovë” – thotë ai për “Bota sot”.

Kujotmë, se Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar të martën Komisionin Komunal Zgjedhor ta rifillojë numërimin e votave të balotazhit të 9 nëntorit në Qendrën Komunale në Mitrovicën e Jugut, që u ndërpre pas raportimeve për manipulime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat