Gjuha fyese në skenën publike dhe politike ka tejkaluar çdo kufi.
Rasti më i fundit vjen nga kryetari tashmë i zgjedhur i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ka përdorur fjalor ofendues ndaj ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi. Në deklaratat publike, Lushtaku ka përdorur shprehje të rënda, si “e dalë nga një shtëpi publike” dhe “Albin lidhi kudrat”.
Anëtari i Kryesisë së Guxo, Kujtim Hajdari, ka reaguar ndaj gjuhës ofenduese që, sipas tij, po përdoret nga figura të PDK-së kundër deputeteve të VV-së. Ai thotë se ata që dikur u ndjenë të prekur kur Kryeministri Kurti i quajti “hajvana”, sot po heshtin për fyerje shumë më të rënda ndaj grave në politikë.
Hajdari akuzon Hykmete Bajramin dhe Doarsa Kicën se nuk po distancohen nga kjo gjuhë, ndërsa shton se askush nga opozita “nuk guxon” t’i drejtohet publikisht Sami Lushtakut me kritikë.
Sipas tij, kjo tregon çfarë Kosove dëshiron opozita dhe se përfitimet politike po vendosen mbi respektin dhe dinjitetin e grave në politikë.
“Po i thonë Albinit, se "s'paska shpi" veq dallimi ashtë se Albini nuk e deshti një Kosovë që i përngjan një "shtëpie publike" Sot tek shumica e profileve të njerëzve të PDK do e shihni se me çfarë gjuhe krenohen ata.
Do e shihni se çfarë Kosove donë ata.
I patë prek fjala e Albinit që u patë thanë "hajvana" por s'po i prek kjo gjuhë tejet ofenduse dhe po e shohin si shumë normale. Kjo gjuhë do t'i prek të gjitha gratë shqiptare që merren me politikë, por s'po i prek veq ato të opozitës.
I tuten Sami Lushtaku.
Asnjë distancim i Hykmete Bajrami ndaj kësaj gjuhe ofenduese që u përdor kundër kolegës së vet deputete nga LV. Derisa kjo vet s'pushonte duke derdh lotë nëpër studiot televizive duke akuzuar pse Albini i paska quajt "hajvanat"
E dinë Hykmetja kujt s'guxon me iu kap...!
E Doarsa Kica, a guxon ajo m'i thanë Sami Lushtaku: "Të qoftë turp!" Jo as Doarsa s'guxon!
Asnjë distancim!
Sa për gratë deputete të PDK, ato i kuptojmë sepse janë anëtare të familjes politike të Sami Lushtaku”, deklaron ai.
Hajdaj thotë se, pa marrë parasysh partinë që mbështetni, nuk duhet të votoni PDK-në.
Ai paralajmëron se gjuha e përdorur nga Sami Lushtaku mund të prekë edhe gratë që hyjnë në politikë, dhe me votën tuaj legjitimoni këtë sjellje.
“Miq të dashur,
Po u drejtohem të gjithëve juve pa marrë parasysh cilën parti e favorizoni.., që nëse deri sot e keni patë ama veq një arsye të vogël për t'votuar për PDK-en, mos e bëni ma!
Sepse kjo gjuhë nesër do t'i prek edhe gratë dhe motrat e juaja që do t'jenë pjesë e politikës në Kosovë.
Mos e bëni, sepse me votën e juaj e instaloni këtë gjuhë të Sami Lushtakut edhe PDK në Kosovë”, përfundon ai.