Viti 2025 dhe fillimi i vitit 2026 shënojnë një moment kyç për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, një rajon historikisht i ndjeshëm në Ballkan.
Pas dekadash sfidash, sakrificash dhe përpjekjesh për mbrojtjen e identitetit, dinjitetit dhe të drejtave të tyre, zëri i komunitetit shqiptar po dëgjohet më shumë se kurrë në arenën ndërkombëtare.
Veprimtari nga Bujanoci, Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se viti 2025 ishte një vit i vështirë, por historik për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, duke shënuar zhvillime të rëndësishme në planin ndërkombëtar.
Ai ka shtuar se ky vit solli ngritjen e çështjes së krahinës në Kongresin Amerikan, ku u miratua për herë të parë një Rezolutë që denoncon diskriminimin ndaj shqiptarëve, duke theksuar nevojën për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.
Sipas Hasanit, ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm ndërkombëtarizimi të çështjes dhe është një sinjal se SHBA-ja dhe BE-ja do të jenë garanci për të drejtat dhe sigurinë e shqiptarëve në krahinë.
“Viti 2025, që po e lëmë pas ishte vit i vështirë, por është karakterizuar në planin dhe rrafshin ndërkombëtarë, si një ndër vitet më të rëndësishme, të tri dekadave të fundit, në interes të kësaj krahine ku pas mbajtjes dhe organizimit të Referendumit e 1 e 2 marsit të vitit 1992, pastaj pas kryengritjes së armatosur dhe luftës së UÇPMB-ës, në mbrojtje të pragut, dinjitetit dhe identitetit.
Në këtë kohë kjo Krahinë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, po ashtu ndërkombëtarizimit të çështjes në nivelin më lartë Evropian dhe Ndërkombëtarë në arritjen Marrëveshjes së Konçulit, të arritur datë 20 maj 2001, që u arrit në monitorimin, mbështetjen konsultimin e faktorit politik të BE-së, faktorit ushtarak të paktit Veri-Atlantik të NATO-s, dhe ndihmës së afruar të SHBA-së, dhe për herë të parë në historinë e kësaj Krahine, pas luftës dhe kryengritjes së armatosur të UÇPMB-ës.
Ky vit solli edhe ngjarjen që mund të hyjnë në historinë politike të kësaj Krahine si momente kthese, se më 2 dhjetor 2025, është ngritur, në nivelin më të lartë të internacionalizmit të çështjes, sensibilizimit duke u ngritur dhe shtruar për çështjen e pazgjidhur të krahinës tonë, me fakte nga praktika të tjera diskriminuese, të faktuara e të dokumentuara prej vitesh, pra më dëshmi të bollshme nga Kongresisti Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, ku prezantoi Rezolutën e parë në historinë e Kongresit Amerikan. Kjo është arritja më e madhe, zhvillimi më i rëndësishëm jo vetëm në vitin 2025, por kjo është një shenjë, është një zhvillim tepër i rëndësishëm, Amerika po flet, e po shkruan, po raporton, e parqet raporte me dëshmi e fakte, por edhe Rezolutë mbi diskriminimin në këtë Krahinë.
Serbia nuk mund të fshehë më diskriminimin, sepse tani edhe Kongresi dhe Senati amerikan, kjo e ritheksoj se kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, të plotë të qëndrueshme. Pas disa raportimeve nga BE-ja, se Serbia, nuk i ka të zgjidhur të drejtat e pakicave, dhe është miratuar një Rezolutë, më 8 korrik 2022, nga Parlamenti Evropian, që kërkohet hetim për pasivizimin e vendbanimeve për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, mbi spastrim etnik-diskriminim, tani raportimi më 2 dhjetor 2025, prezantuar në Kongresin amerikan, Rezolutë, fletë qartë se jo vetëm BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë garancia e sigurisë në këtë Krahinë.
Kjo, për gjithë spektrin politikë në këtë Krahinë, të vazhdojmë, gjithnjë të harmonizuar të vazhdojmë të paraqitemi para gjithë opinionit, dhe palës ndërkombëtare duhet të reflektojmë, edhe në planin, dhe strategjinë e platformën e unifikuar se edhe kjo Krahinë i përket Evropës. Po ashtu viti 2025 për shqiptarët në Krahinën ton, është një zhvillim, po ashtu i rëndësishëm, me rezultate konkrete, të matëshme që çështja e shqiptarëve është shtruar edhe në OKB, diskriminim është ngrit, nga Presidenti shqiptarë Bajram Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, më 24 shtator 2025.
Kurse në kuptimin tjetër, viti 2025 ishte vit i përditshmërisë së zymtë, i pritjes së lodhshme dhe i mungesës së perspektivës për të rinjtë shqiptarë, ka dominuar pasiguria se Serbia vazhdon të përdoret një Gjuhë me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, Serbia, vazhdon shkelje, cenim, mohim, diskriminimi në përfaqësim në institucione Lokal dhe Qendror të Republikës së Serbisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminim edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim etnik”, ka shpjeguar ai.
Gjithashtu, Hasani ka deklaruar se gjatë vitit 2025 shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit vazhduan të përballen me diskriminim dhe pasivizim etnik, përfshirë heqjen e adresave të qytetarëve.
Ai ka theksuar se Republika e Serbisë nuk ka zbatuar plotësisht marrëveshjet e nënshkruara në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022, nuk garanton përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, simbolet kombëtare dhe njohjen e diplomave, dhe nuk siguron përfaqësim proporcional të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
“Shqiptarët shumicë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, gjatë vitit 2025, kanë vazhduar të përballen dhe ballafaqohen me një spastrim Etnik-diskriminim, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve Shqiptarë të Preshevës, Medvegjë, e Bujanocit.
Republika e Serbisë, ka vazhduar për të mos respektuar plotësisht detyrimet që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare dhe instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive të nacionaliteti etnik-autokton shqiptarë në Serbi, nuk është duke zbatuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022.
Republika e Serbisë, nuk ka respektuar njohjen e diplomave, tekstet shkollore, nuk është duke garantuar përdorimin zyrtar i gjuhës Shqipe dhe simboleve kombëtare shqiptare në përputhje me ligjin dhe standardet evropiane. Republika e Serbisë, nuk ka siguruar përfaqësim proporcional dhe të drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, dhe nuk ka ndërprerë çdo praktikë administrative që prodhon efekte të spastrimit etnik përmes mjeteve burokratike”, ka vlerësuar ai.
Tutje, Hasani ka thënë se shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit bazojnë kërkesat e tyre kryesore në historinë e sakrificës së tyre: Referendumin e 1-2 marsit 1992, kryengritjen e UÇPMB-së dhe Marrëveshjen e Konçulit të vitit 2001.
Veprimtari ka potencuar se zgjidhja e statusit politik të krahinës duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve (BE, SHBA, OKB).
Ai i ka ftuar shqiptarët të jenë të unifikuar, të artikulojnë kauzën e tyre, të vazhdojnë rezistencën politike paqësore dhe të ruajnë dinjitetin dhe identitetin e krahinës në vitin 2026 dhe më tej.
“Dihet mirëfilli se cilat janë kërkesat kryesore të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanoci,jan ato që për bazë dhe burim kanë, se kjo Krahinë ka mbajtur dhe organizuar Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992, pastaj ka ndodhur dhe është realizuar edhe kryengritja e armatosur dhe luftës së UÇPMB-ës, në mbrojtje të pragut, dinjitetit dhe identitetit, dhe është arritur Marrëveshja e Konçulit, më 20 maj 2001.
Tani ky është vullneti plebishitar i shprehur, i manifestuar jo vetëm përmes referendumit, por edhe sakrificës së luftës për Liri, Barazi e gëzim të drejta individuale dhe të drejtave kolektive. Si kërkesa tjera jan edhe përfaqësimi me vende të rezervuara në Parlament të Serbisë, mundësia e shkollimit në nivel Universiteti, zbatimi që Komandant të Policisë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke përfshi edhe në nënstacione të Policisë të jetë nga përkatësia nacionale shqiptare, pra integrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat shtetërore, në zingjirin Komandues, kthimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës, në Preshevë, demilitarizimi i plotë i kësaj Krahine, kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga konfliktet e armatosura,investim për të shpërngulurit veçmas në Medvegjë, Malësi të Bujanoci dhe disa fshatra të Preshevës që kufizohen me Kosovë,.
Ndaljen e pasivzimit dhe kthimin e të gjithë adresave të pasivizuara, ndër vite, krijimin e një jete më të sigurt, dhe krijimin e lirisë së plotë të lëvizjes, kthimin e ushtrisë, armatimit dhe arsenalit nëpër kazerma, pasi aktualisht janë 48 minibaza në Zonën Tokësore të Sigurisë, sepse kemi militarizim më të lartë në Evopë, që ka përqendrim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, armatime të ndryshme luftarake që janë në gatishmëri LUFTE.
Përfaqësimi proporcional i Gjykatësve, Prokurorëve, kthimin e Gjykatës në Preshevë, afrimi i shërbimeve shëndetësor duke hapur një Spital Regjional, me gjithë Klinikat përkatëse për pacientë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kërkesë imediate është ndalja, e të mbjellurit frikë, urrejtje, militarizim, e psikozë, ndërprerja e menjëhershme e përdorimit të Gjuhës me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, stopimi i menjëhershme i diskriminimit në kulturë, në informim, në investime
Kurse të gjithë ne, gjithnjë të harmonizuar të vazhdojmë të paraqitemi para gjithë opinionit, dhe palës ndërkombëtare, edhe në planin, dhe strategjinë e platformën e unifikuar, një ndër kërkesat që duhet ti përmbahemi ne vetë shqiptarët, është në sfida të mbijetesës në ruajtjen e substancës, të mbrojmë sakrificën dhe kontributin e luftës së armatosur si sfida të së ardhmes, ngritja, në nivelin më të lartë të internacionalizmit, që nënkupton ndërkombëtarizimit në instanca më të lartë të BE-s, SHBA-së, OKB-ës.
Pasi Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, si një hapësirë e ndjeshme gjeopolitike e Ballkanit, nuk është vetëm çështje e brendshme e Serbisë, sepse kjo Krahinë është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën, dhe mbi të gjithë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, përmes mjeteve politike e demokratike. Por të qëndrueshme, dhe me ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare.
Kryemesazh i vitit 2026, dhe në interes të kauzës së drejt për liri, barazi të Krahinës sonë, është dhe mbetët se vërtet duhet të jemi një zë i artikuluar, kërkohet të jemi-tregohemi të unifikuar, koordinuar, harmonizuar duke vazhduar të lobojm dhe Avokojmë dhe të shfaqim kauzën si çështje ton të drejt tepër të artikuluar, para gjithë mekanizmave ndërkombëtarë, sikur që u treguam në Referendumin 1 e 2 mars 1992, në Kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, dhe arritjen e Marrëveshjes së Konçulit, ende na duhet vazhduar të manifestojmë rezistencë politike, me mjete paqësore për të drejtat individuale e kolektive.
Viti 2026 uroj të jetë një vit që në radhë të parë të ruajmë substancën në këtë Krahinë, sepse vetëm kështu vazhdojmë në mbrojtje, dinjitetit dhe identitetit, uroj që ndërkombëtarizimit i Çështjes të arrij në nivelin më të lartë të BE-s, SHBA-së, OKB-ës, që ta kushtëzojnë dhe detyrojnë Serbinë në realizimin e zbatimit të gjithë marrëveshjeve, dhe kjo Krahinë përfundimisht të zgjidhë statusin politik të saj”, ka përfunduar Hasani.