Nga Banjaska te Ujmani: Maraj sheh ngjashmëri të Vuçiqit me Maduro dhe Millosheviqin

Politika

Nga Banjaska te Ujmani: Maraj sheh ngjashmëri të Vuçiqit me Maduro dhe Millosheviqin

Nga: A.SH Më: 5 janar 2026 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Analisti Milazim Maraj, ka komentuar ka komentuar deklarimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke vlerësuar se qëndrimi i tij ndaj OKB-së dhe dokumenteve ndërkombëtare është kontradiktor. Sipas Marajt, Vuçiq sot pretendon se institucionet ndërkombëtare nuk respektohen më nga “të fortët”, por nuk mbajti të njëjtin qëndrim kur Rusia sulmoi Ukrainën pa asnjë provokim.

Maraj thekson se frika alarmante e Vuçiqit, si e tij personale ashtu edhe e Këshillit të Sigurisë së Serbisë, nuk ka bazë reale. Ai kritikon mënyrën se si Vuçiq e paraqet armatosjen e Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës si kërcënim për Serbinë, duke nënvizuar se kjo armatosje është mbrojtëse dhe jo agresive.

"Ky, vlerësoj që OKB dhe dokumentet e saj nuk janë më të rëndësishme. Ato sipas tij janë shkel dhe nuk respektohen nga të fortit. Por ky, këtë vlerësim nuk e kishte kur Rusia sulmoj Ukrainën pa asnjë nxitje lufte apo përzierje në punët e brendshme të Rusisë. I forti shtyp të ligun thotë Vuçiq. Ku bazohet frika e tij alarmante? Madje jo vetëm e tij por e terë këshillit të sigurimit në Serbi. Vuçiq përmend edhe aleancën Shqipëri-Kroaci-Kosovë dhe armatosjen e këtyre shteteve. Këtë armatosje e sheh jo si mbrojtje të këtyre shteteve nga një shtet luftënxitës që ai e udhëheq por si rrezik për Serbinë. Frika e këtij kryetari është interesante. Venezuela nuk është në kufi me Serbinë por ka mjaftë të përbashkëta. Miku i Vuçiqit Maduro tani i arrestuar për 42 minuta e për të cilin ky kishte shumë respekt duhet të ketë shumë të përbashkëta me homologun e tij. Nëse pak ndalemi ngjashmëritë duken çartë. Madje ky ndoshta e ka mbushur kupën me herët së Maduro”, tha ai.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar

Maraj thekson se korrupsioni në Serbi është më i larti në gadishullin Ilirik, duke nënvizuar se revolta qytetare shpërtheu pas ngjarjeve të rënda në Novi Sad, ku, sipas tij, korrupsioni u pagua me gjakun e të pafajshmëve. Protestat u përhapën nga Kuvendi në mbarë Serbinë dhe zgjatën për më shumë se një vit.

Ai akuzon Vuçiqin për lidhje të ngushta me figura të krimit të organizuar si Radojçiq, “Beli Vuk” dhe Dodik, duke thënë se mbrojtja e tyre lidhet drejtpërdrejt me mbijetesën e pushtetit të tij. Maraj përmend gjithashtu tregtinë e drogës dhe armëve, përfshirë, sipas tij, furnizimin e vazhdueshëm të Rusisë, si dhe ndërhyrjet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në shtetet fqinje, në përputhje me interesat e Moskës.

“Korrupsioni në Serbi është më i lartë së në çdo shtet tjetër të gadishullit Ilirik. Revolta e qytetarëve serb shpërtheu kur ky korrupsion i la me gjakun e të pafajshmëve në Novi Sad, Këto protesta shpërthyen në kuvend dhe pastaj në terë Serbinë dhe nuk pushoj një vit. Bosat e krimit si Radojçiq, Beli Vuk, Dodik e shumë tjerë në rrethin e parë pran këtij kryetari kriminel. Ky kryetar i merr në mbrojtje nga se i ka njerëz të rrethit të parë pranë vetës dhe rënia e tyre në burg rrezikon pozitën e tij. Tregtia e drogës dhe armeve nga Serbia është një tjetër krim. Ky në Ukrainën dërgon pak municion derisa në Rusi armatë të terë të ushtarëve dhe armë e municion pa ndërprerë. BIA është dobët për ta mashtruar CIA-në dhe FBI-në. Çrregullime planifikon dhe investon në shtetet fqinjë si Kosovë, Bosnjë, Mal të Zi, Kroaci dhe Maqedoni varësisht ku e kërkon Rusia.

Kosovë vazhdimisht dërgon armë. Plagos dhe arreston të padëgjueshmit dhe ata që duan liri dhe paqe. Por kjo nuk përfundon me kaq. Serbia ka qendra të posaçme si në Smederevë ku trajnohen sabotuesit serb dhe nga shtetet tjera për luftë kundër perëndimit dhe në favor të Rusisë, Kinës, Iranit dhe shteteve tjera diktatoriale. Ndikimet e tyre u panë dhe nuk ndalën në Bosnjë, Sllovaki, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi ndoshta edhe në Gjermani dhe shtetet tjera të perëndimit. Rasti i zjarrit të klubeve në Maqedoni dhe tani në Zvicër mund të ketë një dorë të specializuar nga ekspertet rus dhe serb të trajnuar në Serbi. Sulmi në Kosovë në fshatin Banjë në veri të Mitrovicës tregon edhe implikimin e thellë të Kishës serbe në këto krime. “Pelegrinët” e sjellë në këtë kishë ishin përgatitur të jenë viktima ”kurban për mirën e Serbisë” sikur rasti “Panda”. Ata duhet të i falënderohen Policisë së Kosovës, përndryshe kishin përfunduar atë ditë nga të afërmit e këtij kryetari kriminel. Bashkëpunimi i ngushtë i Serbisë me Rusinë dhe Kinën duke qenë pjesë e projektit të tyre gjeopolitik është një tjetër krim i planifikuar kundër njerëzimit. Vuçiq është i shqetësuar edhe nga vlerësimi i BE se veprimi ndaj Maduros është i ligjshëm, ndërsa ky e quan të paligjshëm. Ndoshta në bazë të asaj që deri tani ka bërë e paramendon vetën cimer me Maduron, ose fqinjë me Bashar Asadin”, shpjegon ai.

Në përfundim, Maraj thekson se Vuçiq nuk mund ta frikësojë popullin serb me zhvillimet aktuale, pasi interesat e tij janë tërësisht të ndara nga ato të qytetarëve dhe, sipas tij, të ngjashme me rrugën e Nicolás Maduros. Ai vlerëson se retorika e Vuçiqit për “të drejtën e forcës” pasqyrohet në veprimet e tij, përfshirë rastin e Banjskës dhe Ujmanit.

“Nga se as këtu nuk do të zgjatë operacioni për arrestim me shumë se 30’. Vuçiq nuk mund të frikësoj popullin serb me këtë zhvillime. Nga se ky dhe interesi i qytetarëve janë në binarë të ndryshëm. Ky është saktësisht në binarë të Maduros. Vlrësimi i tij se bota udhëhiqet nga e drejta e forcës; nga e cila e drejt udhëhiqej ky në Banjska, apo në kanalin e Ujmanit? Ky shqetësim për ata që e kanë përjetuar periudhën e Millosheviqit shohin çartë ngjashmëritë e këtij politikani me Millosheviqin të cilin edhe pas atyre masakrave ndaj shqiptarëve, ky kriminel e lavdëroj, kur ju lejua të vinte në Mitrovicë. Izolimi ndaj Serisë nuk është në atë nivel që këtë do ta shtyj të reflektoj. Vonesat e BE dhe SHBA për masa të shpejta, ndaj këtij shteti problematik që ka krijuar aq shumë luftëra, masakra dhe fatkeqësi në këtë Gadishull, që nga formimi i tij nga Perandoria Osmane dhe vazhdon të jetë edhe sot prodhues i çrregullimeve dhe fatkeqësive në BE dhe Botë është një shans tjetër për luftëra të reja. Serbia përfaqëson fatkeqësinë dhe çrregullimin e rendit botëror” – përmbylli ai për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat