Gazetari gjerman paralajmëroi nismë të përbashkët nga Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq - njohësi flet për pritshmëritë dhe rreziqet

Politika

Gazetari gjerman paralajmëroi nismë të përbashkët nga Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq - njohësi flet për pritshmëritë dhe rreziqet

Nga: M.H. Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 11:33
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq

Gazetari gjerman Michael Martens nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka bërë një paralajmërim për një lëvizje të re politike.

Ai thotë se "kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të dalin së shpejti me një inisiativë të përbashkët për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian".

Nga postimi i gazetarit në “X” (ish-Tëitter), bëhet e ditur se kjo nismë do të tërheqë mjaft vëmendje dhe që jo të gjithë do të bien dakord me të — dhe se detajet do të publikohen së shpejti nga FAZ.

Lajmi bazohet kryesisht në një paralajmërim për një shkrim në gazetën gjermane FAZ, dhe ende nuk ka shumë detaje konkrete mbi përmbajtjen e iniciativës (pra çfarë përfshin ajo saktësisht apo kur do të prezantohet).

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi për çështje ndërkombëtare, Amir Shabani.

Image
Amir Shabani

Ai vlerëson se iniciativa e përfolur mes Edi Rama dhe Aleksandar Vuç ngre paqartësi për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe raportet me Kosovën.

Ai thekson se propozimi synon integrim të përshpejtuar në Bashkimi Evropian, por pa të drejta të plota vendimmarrëse për vendet kandidate.

Iniciativa e përfolur, ndonëse akoma jozyrtare mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, sigurisht që paraqet një huti, mjegull dhe enigma të zhvillimeve gjeopolitike sa u përket ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor.

Duke e ditur se Shqipëria dhe Kosova duhet pasur raporte më të afërta në çdo nismë, sikur edhe kjo e e zgjerimit të BE-së, afërsia e Ramës me Vuçiqin është vërejtur edhe në të kaluarën.

Në thelb të propozimit të tyre qëndron ideja e një integrimi të përshpejtuar të vendeve kandidate të përgatitura në tregun e brendshëm të BE-së dhe në hapësirën Shengen, pa cenuar balancën ekzistuese institucionale të Unionit. Pra, pa të drejta vetoje, pa komisionerë shtesë dhe pa prekur strukturat vendimmarrëse”, u shpreh ai.

Duke vazhduar tutje njohësi thotë që iniciativa mund të sjellë përfitime dhe të forcojë Bashkimi Evropian, por në një rajon kompleks si Ballkani ajo mbart edhe rreziqe.

Sipas tij, BE-ja duhet të përshpejtojë anëtarësimin për të shmangur ndikimin ruso-kinez.

Për kryeministrin Rama dhe Presidentin Vuçiç, kjo formulë do të mundësonte përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, duke forcuar njëkohësisht pozicionin ekonomik dhe gjeopolitik të BE-së.

Kjo iniciativë vjen në një moment reflektimi kritik për politikën e zgjerimit të BE-së, duke qenë se prej vitit 2013 nuk ka pasur asnjë anëtar të ri në Bashkimin Europian, veprim që ka kontribuar në rritjen e zhgënjimit në Ballkanin Perëndimor dhe në zbehjen e besueshmërisë së procesit të integrimit, ndërkohë që qasja e re po merr gjithnjë e më shumë zë.

Mendoj se iniciarivat e tilla në një rajon si Ballkani Perëndimor sa janë të dobishme aq edhe të dëmshme (gjendja e Kosovës dhe BeH), pasiqë është një rajon kompleks gjropolitik, andaj një gjendjeje të tillë duhet t'i qaset më thellë vet BE-ja duke e anëtarësuar rajonin në Union sa më parë të jetë e mundur sepse çdo vonesë i jep mundësinë iniciativave ruso-kineze të ndikojnë në rajon”, përfundoi njohësi për çështje ndërkombëtare, Amir Shabani për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat