Që nga 28 shkurti, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan sulmet kundër Iranit, filluan edhe thirrjet propagandistike të serbëve për të sulmuar kampin Bondsteel.
Në disa grupe, madje u publikua edhe harta me vendndodhjen e shënuar të Bondsteel-it, dhe komentet ishin: Ky është kërcënimi më i madh për Iranin aktualisht”, ose harta të rrezes së raketave balistike iraniane me fokus në Kosovë, me përshkrimin “Thjesht bëje”.
Kamp Bondsteel i cili ndodhet afër Ferizajt dhe është një nga bazat më të mëdha të SHBA-së në Evropën Juglindore. Ai operon në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR, nën komandën e NATO, me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, thotë se nuk ekzistojnë indikatorë të besueshëm për rrezik ushtarak real.
Sipas tij, një sulm iranian ndaj një baze amerikane në territorin evropian do të përbënte akt lufte direkte kundër SHBA-së dhe NATO-s.
“Camp Bondsteel është instalacion strategjik amerikan në Kosovë që operon në kuadër të KFOR, nën ombrellën e NATO. Jemi dëshmitar se në javët e fundit kanë qarkulluar thirrje propagandistike në Serbi që nxisin Iranin të sulmojë këtë bazë. Nuk ekzistojnë indikatorë të besueshëm për rrezik ushtarak real. Një sulm iranian ndaj një baze amerikane në territor evropian do të përbënte akt lufte direkte kundër SHBA-së dhe NATO-s. Kostoja strategjike për Iranin do të ishte e jashtëzakonshme dhe e paarsyeshme. Rreziku operacional është shumë i ulët. Rreziku propagandistik dhe psikologjik është real. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit prodhojnë valë globale propagande dhe polarizimi”, deklaron Elezi.
Ai përmend rreziqet e mundshme, gjersa komenton edhe deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i cili ka ngritur paralelen mes mes ngjarjeve në Iran dhe ndërhyrjes së NATO-s në Serbi në vitin 1999, ku shteti serb po kryente gjenocid.
“Kosova, për shkak të prezencës amerikane dhe kontekstit historik, mund të bëhet objekt instrumentalizimi narrativ. Rreziqet e mundshme: Luftë hibride Dezinformim në rrjete sociale Teori konspirative për “front të ri” Amplifikim i narrativave anti-perëndimore Radikalizim periferik Aktivizim i grupeve ekstremiste margjinale Rritje e retorikës polarizuese Presion politik indirekt Shfrytëzim i krizave globale për kalkulime rajonale Ndikim në dialogun Kosovë–Serbi Megjithatë, prezenca e NATO-s në Kosovë mbetet faktor i fortë parandalues. Retorika e vitit 1999 dhe ndikimi rajonal Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, shpesh ringjall krahasimet me bombardimet e vitit 1999 nga NATO. Çfarë efekti ka kjo? Konsolidon elektoratin nacionalist brenda Serbisë Ushqen sentiment anti-perëndimor Rrit tensionin simbolik në rajon Megjithatë, retorika nuk përkthehet automatikisht në përshkallëzim ushtarak”, thekson eksperti.
Mundësia për sulm ushtarak ndaj Bondsteel sipas Elezit, është shumë e ulët, por mund të tentohet destabilizimi informativ.
“Serbia ndjek një politikë balancimi mes Perëndimit dhe fuqive të tjera globale. Mundësia për sulm ushtarak ndaj Bondsteel është shumë i ulët, por do të tentohet destabilizim informativ i cili mund të shkaktoj tension lokal, gjithashtu rreziku për konflikt rajonal i hapur është shumë i ulët Thirrjet për sulm ndaj Camp Bondsteel mbeten në nivel retorik dhe propagandistik. Ato nuk përbëjnë kërcënim operacional të besueshëm. Megjithatë, në kontekstin e tensioneve globale SHBA–Iran, rreziku real qëndron në: Luftën psikologjike Dezinformimin Polarizimin politik dhe ndëretnik Siguria e Kosovës aktualisht nuk sfidohet nga raketat, por nga narrativat. Stabiliteti në Ballkan varet më shumë nga menaxhimi i perceptimit publik dhe kohezioni institucional sesa nga përshkallëzimi ushtarak, andaj duhet pasur shumë kujdes në adresimet publike, sepse edhe pa vetëdije mund të i shërbejmë propagandës së Iranit dhe aleatëve të saj”, shton Elezi.
Ndryshe, ndaj këtyre thirrjeve ka reaguar edhe KFOR.
Sipas tyre, në forcën e saj nuk ka ndryshime të rëndësishme.
“Forca dhe pozicioni i KFOR-it rishikohen dhe përshtaten periodikisht, ndërsa rrethanat evoluojnë, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin”, thuhet në përgjigjen për median
NATO vlerëson lart rolin e ShBA-së në sigurinë në Kosovë si dhe në stabilitetin rajonal dhe që brenda KFOR-it ka afro 600 trupa.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal, duke përfshirë edhe brenda kornizës së misionit KFOR të udhëhequr nga NATO. Shtetet e Bashkuara kanë pothuajse 600 trupa të vendosura në KFOR Ajo ka udhëheqjen e Komandës Rajonale Lindje (RC-Lindje) të misionit. RC-Lindje kontribuon në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në shumë mënyra të ndryshme, duke përfshirë përmes patrullave, ushtrimeve, angazhimeve me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve lokale dhe mbështetjes për projektet e rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik".
Tutje misioni ushtarak i Aleancës Veriatlantike thekson se vazhdon të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit në Kosovë.
“KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. Prania dhe aktivitetet e përditshme të KFOR-it në të gjithë Kosovën krijojnë hapësirë për dialog politik. Stabiliteti në rajon në fund të fundit varet nga zgjedhja e diplomacisë nga të gjitha palët mbi dhunën. Rruga drejt paqes afatgjatë është politike. NATO vazhdon të mbështesë fuqimisht Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me respekt për të drejtat e të gjitha komuniteteve”, thuhet tutje në përgjigje.