Një mesazh kërcënues ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe shqetësim për sigurinë e tij
Sipas raportimeve, një grup i vetëquajtur “Severna Brigada” ka shpërndarë një deklaratë me përmbajtje kërcënuese për eliminim fizik të Kurtit, e shoqëruar edhe me imazhe grafike.
Opinionsti Hafiz Shala në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kur Rusia, Serbia dhe bandat terroriste kërcënojnë Kosovën, është e turpshme që disa politikanë e analistë shqipfolës vazhdojnë sulmet kundër Albin Kurti.
Sipas tij, ata që dikur bashkëpunuan me strukturat serbe dhe toleruan figura si Milan Radoiçiç, sot nuk mund të paraqiten si mbrojtës të shtetit.
“Një tradhtar i kombit nuk është thjesht një kundërshtar politik apo një person me mendime të ndryshme. Tradhtari është ai që e shet atdheun për fitime personale, shkel interesin kombëtar dhe bashkëpunon me armikun për të shkatërruar të tjerët. Në historinë tonë shqiptare, fatkeqësisht, kemi pasur shumë figura të tilla – disa të famshme, të tjerë më pak të njohur, por të gjithë kanë lënë plagë të thella në shpirtin e kombit” (një mini-definicion).
Me siguri se kur kërcënon “Severna Brigada e Veriut”, u zgjua edhe ajo “Južna Brigada” e Baton Stanishiqit dhe ata rreth tij. Emisioni humoristik “Stupcat”, nëse ende quhet ashtu por aktorët janë të njëjtë, e përmend për kuriozitet kur thonë se, në 2 milionë shqiptarë, prej tyre 1 milion e 700 mijë janë analistë.
Sa poshtë keni rënë për pushtet e pasuri, kur edhe disa që kanë luftuar, me veprime të tilla, e hodhën në atë “meritë” për pasuri marramendëse dhe pushtet, të cilin ua siguroi Lista serbo-shqipfolëse me pëlqimin paraprak të Aleksandër Vuqiqit, kur Parlamenti iu desh të priste me orë të tëra e pastaj, në mënyrë poshtëruese, t’i falënderohej për t’ua mundësuar ardhjen në pushtet, duke e thyer kurrizin edhe përmes vizitave shtëpiake në mënyrë nënçmuese, sikur rasti me Rikallon, me bakshish e me shishe rakie, edhe këtu në mënyrë poshtëruese, mu ashtu sikur ata sharragjinjtë e viteve ’60.
Si po ua bën fytyra me u çue kundër Albin Kurtit, kur në të njëjtën kohë janë ngritur Rusia dhe Serbia, bashkë me bandat e tyre, duke kërcënuar me jetë përmes “Južna Brigadave”, sikur Radoiçiqi hynte e dilte nëpër zyrat e ish-Presidentit dhe të ish-Kryeministrit në kohën e sundimit të PANI-t.
Kriminelin Radoiçiq, ish-pushtetet e vendosën përgjegjës kryesor për pjesën veriore, duke ia shprehur hapur besimin dhe admirimin, si dhe e ndihmuan të ikte nga shteti për në Serbi pas sulmit terrorist në Banjskë. Madje edhe më vonë ka pasur deklarata nga disa shqipfolës se atë ende e përkrahin, deri pas deklarimit zyrtar të bashkësisë ndërkombëtare se sulmi ndaj Banjskës, me qëllim aneksimin e veriut, është akt terrorist i nivelit ndërkombëtar dhe Serbia është e obliguar t’ua dorëzojë autoriteteve shtetërore dardane për të vepruar sipas ligjit në fuqi”, thotë ai.
Tutje Shala, akuzon ashpër opozitën dhe disa figura politike për korrupsion, bashkëpunim me interesa të jashtme dhe tentim për destabilizim të vendit.
Ai lavdëron Albin Kurtin si të ndershëm dhe kritik ndaj “hajnisë”, ndërsa kundërshtarët politikë i paraqet si tradhtarë dhe të lidhur me Beogradin. Ton i fortë politik dhe polemik.
“Tani, hajdutët janë në panik dhe me të drejtë, sepse nga ana e zotit Kurti do t’u konfiskohet ajo pasuri e vjedhur megalomane nga shteti më i varfër në Evropë, me njerëzit më të pasur se miliarderët legalë amerikanë.
Dhe, paturpësia më e madhe është kur kësaj hajnie të pabesueshme i paraprijnë të ashtuquajturit “komandantë të UÇK-së” me bashkëpunëtorët dhe bashkëpartiakët e tyre, duke tentuar që përmes këtyre tri germave të arta e të lara me gjak, jo vetëm që tentuan t’i fëlliqin e ta ulin moralin dhe patriotizmin e tyre individual, të shitur e të nëpërkëmbur, por jo edhe, larg qoftë, atë të luftëtarëve të vërtetë, heronjve e martirëve, të cilët u flijuan për atdhe.
Ndërsa këta të sotit po i dalin krah deklaratave kërcënuese të Vuqiqit, i cili shumë seriozisht mendon që “t’i çlirojë serbët e veriut nga politika diskriminuese”, me tentim përzënien e serbëve nga veriu për në Serbi nga ana e Albin Kurtit.
E ai ishte “Vuqiqi i Tiranës”, i cili në kohën e trazirave në veri, atë pjesë e deklaroi “tokë e askujt”, me qëllim që KFOR-i ta merrte nën kontroll dhe pastaj Vuqiqi i Beogradit, bashkë me atë të Tiranës, të përgatisnin letra të përbashkëta rutinë e kahershme për veprime të mëtejme sesioniste, sikur i kanë plaifikuar shumë letra e veprime të tjera antidardane e antishqiptare.
Dhe kjo opozitë tradhtare e shtriu qafën në pritje të largimit më të lehtë të Kurtit dhe kthimit të zanatit të vjetër të tradhtisë e hajdutërisë, sepse u ka rënë bukur poshtë buxheti; paskësh iu hasur “turjela në gozhdë” me Albin Kurtin, me njeriun e pastër, të guximshëm, të përkushtuar për shtetin dhe popullin, duke e ndërprerë hajninë nga vjedhja e pasurisë së popullit.
Edhe kjo është një tentativë e radhës që vota plebishitare të rrëzohet me puç, si praktikë e vetme e opozitës, sepse kurrë nuk po ia arrin përmes votës së lirë; tani duke u bashkorganizuar me brigadat e përkrahura dhe të financuara nga Beogradi”, përfundon ai.