Izolimi i Diasporës, në dëm të Kosovës

Politika

Izolimi i Diasporës, në dëm të Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 19 gusht 2016 Në ora: 17:11
Ilustrim

Partitë  politike në Kosovë, ato në pushtet dhe opozitë e presin me shumë "duartrokitje" dhe  një lloj feste speciale bashkatdhetarët gjatë pushimeve të verës, megjithatë ende nuk  ka një konsensus që edhe diaspora e Kosovës në botë, të përfaqësohet në mënyrë adekuate me deputetë në Kuvendin e Kosovës. Mërgata nuk është vogël dhe nuk guxojmë ta trajtojmë mysafirë në shtëpinë e vet. Prandaj përfaqësimi i tyre në Kuvend, por edhe në ndonjë ministri do të ishte udhë lidhëse mes mërgatës dhe Kosovës.  Analistët politikë vlerësojnë, se mërgata gjatë gjithë historisë së vet ka dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e vendit dhe ai kontribut sipas tyre, asnjëherë nuk është vlerësuar nga qeveritarët e sidomos nga përfundimi i luftës djersa e tyre asnjëherë nuk iu ka shpërblyer me atë që e meritojnë.  Sipas tyre, duhet të mos bëhet lojë me ndjenjat dhe mallin e mërgimtarëve ngase ata janë pjesë e hises së kësaj lirie që kemi ne sot në Kosovë.

Gazmend Islami analist politik ka thënë se, mërgata gjatë gjithë historisë së vetë ka dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e vendit dhe ai kontribut sipas tij, asnjëherë nuk është vlerësuar nga qeveritarët e sidomos nga përfundimi i luftës djersa e tyre asnjëherë nuk iu ka shpërblyer me atë që e meritojnë.   “Mund të themi lirisht, se në bazë të statistikave të ekonomistëve dhe në bazë të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se brenda vitit në Kosovë hyjnë të ardhurat nga diaspora diku rreth 1 miliard euro. Pra i vetmi çelës apo motorr i ekonomisë së Kosovës, është diaspora shqiptare. Mirëpo gëzimin më të madh qeveritarët e kanë për shkak të mjeteve të tyre financiare që i sjellin këtu”, ka thënë Islami.

Leon Duhanaj, analist politik ka thënë, se diaspora qenë historikisht, është dhe do të mbetet garanci për ekzistencën tonë si komb. Ai ka thënë, se nga këndvështrimi institucional edhe pse bëhet shumë zhurmë rreth  diasporës, edhe pse të gjitha partitë politike vrapojnë më ngulm për t’u dukur mirë para tyre si mikpritës, në fakt nuk e bëjnë dhe nuk e kanë kuptuar atë thelbësoren për dhe rreth diasporës.  

“Në kuadër të Qeverisë, përpos Ministrisë së Jashtme, kemi edhe Ministrinë e Integrimeve dhe atë të Diasporës, që në fakt kanë mundur të jenë vetëm departamente në kuadër të MPJ-së. Në vend të shpenzimeve marramendëse që bëhen duke ndarë buxhet për ministritë, më mirë do të ishte që, diasporës t’i mundësohej më shumë aktivitet kulturorë dhe integrues në vendet ku jetojnë. Më shumë shkolla, më shumë klube e shoqata që subvencionohen nga shteti, në mënyrë që përpos që t’u ndihmohet në integrimin aty ku jetojnë , t’u ndihmohet edhe ruajtja e gjuhës, kulturës. Traditës, dokeve dhe zakoneve me vlerë”, ka thënë Duhanaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat