Zeqir Kiqina emërohet koordinator i AAK-së në Drenas

Politika

Zeqir Kiqina emërohet koordinator i AAK-së në Drenas

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 14:42
Selia e AAK-së

Koordinator i Degës së AAK-së, në Drenas, emërohet Zeqir Kiqina, kjo deri në mbajtjen e zgjedhjeve në këtë Degë.

Kështu thuhet në një njoftim të AAK-së, ku theksohet se situata e krijuar në këtë Degë, si pasojë e mosfunksionimit të strukturave drejtuese atje, e për të cilat kryesia qendrore ka kohë që është në dijeni, e ka shtruar nevojën e riorganizimit dhe zgjedhjeve të reja në degë.

“Kryetari i deritashëm, Bujar Morina, lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë dhe AAK e falënderon për bashkëpunimin e deritashëm, dhe i uron sukses kudo që të shkojë”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat