Stabiliteti i Qeverisë nuk është i varur nga Demarkacioni

Politika

Stabiliteti i Qeverisë nuk është i varur nga Demarkacioni

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 27 shtator 2016 Në ora: 17:02
Ilustrim

Deputeti  i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli thotë se demarkacioni është projekt i përbashkët i koalicionit dhe prandaj nuk do të ndikojë që ata të kenë përçarje mes veti. Mirëpo, Topalli shton se demarkacioni nuk do të votohet dhe me mos votimin e tij qeveria e humb legjimitetin e saj.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, në të cilën kanë vendosur që të enjten më 29 shtator të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës, ndërsa sipas agjendës së tyre demarkacioni nuk është në rend dite as këtë seancë. Ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi, vazhdon të mbetet pezull, ndërsa ekzistojnë spekulime që kjo marrëveshje mund të sjellë edhe përçarje mes koalicionit qeverisës apo edhe prishje në mes tyre.  Mirëpo këto spekulime i kanë hedhur poshtë përfaqësuesit e koalicionit qeverisës.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka thënë ratifikimi apo mos ratifikimi i demarkacionit nuk do të ndikojë në prishjen koalicionit. “Jo nuk do të ketë prishje të koalicionit edhe nëse votohet edhe nëse nuk votohet demarkacioni” shprehet Hasani. 

Ky koalicion, sipas Hasanit do të prishet vetëm kur duan miqtë ndërkombëtarë. “Prishja e koalicionit bëhet vetëm kur duan miqtë ndërkombëtarë. Kur ata shprehen që ky koalicion nuk duhet të jetë, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje”, theksoi Hasani.

Se, mos votimi i demarkacionit nuk do të ndikojë në prishjen e partnerëve të koalicionit shprehet edhe LDK-ja. Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, demarkacioni nuk ka ndikuar që të formohet qeveria, prandaj nuk do të ndikojë që të prishet qeveria.  “Çështja e demarkacionit as nuk ka qenë çështje që e ka formuar qeverinë as nuk mundet ta prishë qeverinë” shprehet Gashi.  Sa i përket arsyeve tjera që do të ndikonin në prishjen e këtij koalicioni, Gashi thotë se përgjigjja duhet kërkuar në Qeveri.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat