Korrupsioni e haraçi po e hanë Kosovën

Politika

Korrupsioni e haraçi po e hanë Kosovën

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 26 tetor 2016 Në ora: 16:47
Ilustrim

"Vetëm me një ligj nuk mund të rregullohen gjërat në Kosovë. Nuk mund të sjell zhvillim zhvillim ekonomik, investime nga brenda dhe nga jashtë, e as punësime e mirëqenie sociale. Është mirë që tash e kemi këtë ligj, por vetëm miratimi i tij nuk do të thotë shumë", thotë Ibrahim Rexhepi.  Ky i fundit, shprehet se shteti duhet të funksionojë ligjërisht dhe të luftohet korrupsioni, sepse përndryshe  nëse mundon ligji dhe nëse është i  pranishëm ende.

Kosova ka miratuar ligjin për investime strategjike ligj,  ky i cili parasheh rritjen e investimeve të huaja që kanë rëndësi thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.Përkundër miratimit të këtij ligji në Kosovë ende ekziston korrupsioni, burokracia dhe haraçi këto dukuri të cilat ende i kërcënojnë investimet e bizneset.  Policia e Kosovës ka treguar për gazetën  “Bota sot” se ekzistojnë shumë raste të paraqitura në polici, raste këto që sipas kodit penal janë të njohur si detyrim apo shpërlarje të parave. Sipas policisë, në vitin 2016 janë paraqitur 44 raste dhe kjo është një rënie në krahasim me vitin 2015 që ishin paraqitur 65 raste dhe në krahasim me vitin 2014 që ishin paraqitur 52 raste. Në anën tjetër analistët ekonomik thonë, se duke parë korrupsionin dhe haraçin në Kosovë, atëherë ligji për invesitime strategjike do të ketë problem të funksionojë përkundër miratimit të tij.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi thotë, se vetëm me një ligj nuk mund të rregullohen gjërat.  Sipas Rexhepit ligji për investime nuk do të sjellë zhvillim ekonomik. "Vetëm me një ligj nuk mund të rregullohen gjërat në Kosovë. Nuk mund të sjell zhvillim zhvillim ekonomik, investime nga brenda dhe nga jashtë, e as punësime e mirëqenie sociale. Është mirë që tash e kemi këtë ligj, por vetëm miratimi i tij nuk do të thotë shumë", thotë Rexhepi. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat